E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria detyroi drejtorët të gënjenin

Çfarë ndodhte pas dyerve të Ministrisë së Mbrojtjes teksa përgatitej ngritja e fabrikës së vdekjes në Gërdec; si vepronin në mënyrë të fshehtë zyrtarët e ministrisë për të bërë të mundur bashkëpunimin Delijorgji- Patric Henry dhe përfshirja e ministrit në këtë çështje.; falsifikimi i firmave dhe fabrikimi i dokumenteve zyrtare nga ana e Pinarit; si detyroheshin drejtorët e thjeshtë të firmosnin dokumentet e krijuara në kompjuterin e drejtorit të MEICO-s


Pinari falsifikoi shkresat e firmës amerikane SAC

Dosja e prokurorisë për skandalin e Gërdecit hedh dritë mbi lidhjet e fshehta mes 29 të pandehurve, të cilat drejtoheshin nga krerët e ministrisë, Fatmir Mediu dhe Ylli Pinari.

Nën drejtimin e tyre janë implikuar në proces ushtarakë të ndryshëm por edhe shtetas të huaj, të cilët kanë shërbyer vetëm si mbulesë e atyre që ndodhnin me të vërtetë në Gërdec.


Shekulli publikon sot pjesën e tretë të dosjes ku shpjegohen si hyri Delijorgji në Gërdec, si u falsifikuan dokumentet shtetërore për të bërë të mundur ngritjen e fabrikës së vdekjes dhe si u përdorën gjeneralët për të certifikuar një proces të dyshimtë.


Në memon nr. 1232/523, datë 5. 07. 2006 "Propozim për demontim industrial municionesh" drejtuar të pandehurit Fatmir MEDIU, ishMinistër i Mbrojtjes, i pandehuri Ylli PINARI e ka vënë në dijeni për interesin e kompanisë SAC inc për blerjen e municioneve me gëzhojë tunxhi për çmontimin dhe çmilitarizimin e tyre. Për këtë kërkesë, në periudhën korrik dhjetor 2006, i pandehuri Fatmir MEDIU nuk ka shfaqur asnjë interesim apo qëndrim aktiv, deri në përfshirjen e të pandehurit Mihal DELIJORGJI në këtë aferë.


Në fillim të dhjetorit 2006, i pandehuri Ylli PINARI i ka sugjeruar Patric HENRY III domosdoshmërinë e kryerjes së procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve në Shqipëri dhe përfshirjen në këtë proces të të pandehurit Mihal DELIJORGJI, si dhe e ka orientuar për të realizuar një takim të drejtpërdrejtë me të pandehurin Fatmir MEDIU, ishMinistër i Mbrojtjes, me qenë se deri në atë kohë kërkesat e tij nuk ishin vënë në lëvizje nga ky i fundit. Për të përmbushur këto kërkesa dhe për formalizimin e tyre, Patric HENRY III, në periudhën 1821 dhjetor 2006, ka ardhur dhe qëndruar në Tiranë.


Nën ndikimin dhe ndërmjetësimin e të pandehurit Ylli PINARI është njohur dhe është lidhur me të pandehurin Mihal DELIJORGJI, me të cilin ka rënë dakord për përqindjet e aksioneve dhe fitimeve në këtë proces, si dhe ka formalizuar krijimin e shoqërisë ALBADEMIL shpk, me bashkëortakë Mihal DELIJORGJI me 67 për qind të aksioneve dhe Patric HENRY III me 33 për qind të aksioneve. Gjithashtu, me datë 27. 12. 2006, Patric HENRY III nëpërmjet një faksi në gjuhën angleze i ka dërguar një kërkesë të pandehurit Fatmir MEDIU.

Këtë kërkesë e ka përgatitur i pandehuri Ylli PINARI në emër të Patric HENRY III, i cili pasi e ka firmosur ia ka dërguar me fax të pandehurit MEDIU. Me këtë kërkesë formale të Patric HENRY III, i pandehuri Fatmir MEDIU ka marrë garancinë se aktiviteti i shitjes për çmontim dhe çmilitarizim do të kryhej për llogari të shoqërisë ALBADEMIL shpk.

Me marrjen e kërkesës, i pandehuri Fatmir MEDIU, ka shfaqur interesim të madh dhe veprimi i tij ka qenë i menjëhershëm, duke filluar një proces përgatitjeje me procedura të përshpejtuara, që synonte realizimin e projektit të ofruar nga Patric HENRY III përfaqësues i kompanisë amerikane SAC inc, por që në fakt ky projekt do të realizohej nga shoqëria ALBADEMIL shpk. Kërkesa/faksi i datës 27. 12. 2006 përbënte ofertën me disa elementë/kushte që duhet të përmbushnin palët.

Duke iu referuar këtij dokumenti konstatohet se: Së pari, ishte krijuar shoqëria ALBADEMIL shpk, për të hyrë në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes, për realizimin e procesin të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve.


Së dyti, në kontekstin e plotësimit të kërkesave ligjore, shoqëria SAC shpk kërkonte të pajisej me tre lloje licencash:


Licencë për depozitim municioni;
Licencë për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve;
Licencë për eksportimin e produkteve të dala nga demontimi.


Me datë 1. 09. 2007, Patric HENRY III i ka dërguar një kërkesë me faks të pandehurve Ardian MULLAHI ish-Sekretar i Përgjithshëm dhe Ylli PINARI, ish-drejtor i MEICO-së. Këtë kërkesë, ashtu si faksin e datës 27.12.2007 drejtuar të pandehurit Fatmir MEDIU, e ka përgatitur i pandehuri Ylli PINARI në emër të Patric HENRY III, i cili pasi e ka firmosur, për ta formalizuar, ia ka ridërguar me faks të pandehurve MULLAHI dhe PINARI. Këtë kërkesë Patric HENRY III, e ka ridërguar me kërkesë të pandehurit Mihal DELIJORGJI, për llogari të shoqërisë ALBADEMIL shpk, sepse ai nuk kishte kapacitete teknologjike, njohuritë dhe përvojën për të realizuar aktivitetin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve të kalibrave të mëdhenj


Ky fakt dhe faktet në vijim, qartësojnë thellimin e veprimtarisë së kundraligjshme, iniciimin me qëllim të posaçëm kriminal dhe dashjen e këtyre të pandehurve Fatmir MEDIU, Ardian MULLAHI, Ylli PINARI dhe Shkëlzen MADANI, për realizimin e shitblerjes së municioneve/shtimjeve për çmontim dhe çmilitarizim në interes të përfitimeve të padrejta të shoqërisë ALBADEMIL shpk, duke përdorur përsëri kompaninë amerikane SAC inc si koperturë në këtë proces.


Kërkesa/faksi i datës 1. 09. 2007, i formuluar nga i pandehuri Ylli PINARI, në interes të pandehurit Mihal DELIJORGJI, paraqet disa elementë me interes, siç janë:
Së pari, evidentohet se municionet që ishin demontuar deri në atë kohë ishin të kalibrit të vogël.


Së dyti, kërkohej realizimi i një projekti të ri, për demilitarizim të municioneve me gëzhojë tunxhi të kalibrave të tjerë 20152 mm, duke përdorur makineri që i ndajnë mekanikisht municionet;


Së treti, evidentohej realizimi rreth 50 % i kontratës për kalibrat e vegjël, duke e përdorur këtë fakt si argument për të justifikuar pranimin e kësaj kërkese.
Së katërti, prezanton se zotëron teknologji për demilitarizimin e eksplozivit nga predhat, si procesi më i rrezikshëm.
Së pesti, kërkohej realizimi i këtij projekti të vazhdojë në Gërdec.



Si u përdorën Gjeneralët


I pandehuri MEDIU, në thellim të synimit për t'i siguruar përfitime të padrejta shoqërisë ALBADEMIL shpk, në këtë proces administrativ për përgatitjen e akteve me karakter individual, ka përfshirë dhe strukturat e SHPFA, duke vënë në lëvizje këtë ofertë me shënimin "SHSHP për veprim".

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm (SHSHP), i pandehuri Luan HOXHA, ia ka deleguar për ta ndjekur këtë praktikë Drejtorisë Logjistike në SHPFA, me ish-drejtor të pandehurit Dashnor ÇAUSHI, si dhe për të përgatitur përgjigje për ishMinistrin.


Me shkresën nr. 7395, datë 17. 09. 2007, të të pandehurit Luan HOXHA, të përgatitur nga i pandehuri Dashnor ÇAUSHI, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale me të pandehurin MEDIU, i është kthyer përgjigja, që e konsideron procesin e demontimit të municioneve në rrugë industriale si prioritar në raport me metodat e tjera të demontimit, bën sqarimin se këto municione janë mbi strukturë, si dhe ka kërkuar kohë për evidentimin e municioneve me gëzhojë tunxhi për kalibrat e kërkuar.

Në memon shoqëruese të kësaj shkrese të përgatitur nga i pandehuri Dashnor ÇAUSHI, drejtuar të pandehurit MEDIU, nëpërmjet të pandehurit Luan HOXHA, i pandehuri MEDIU, ka vënë shënimin "të procedohet sipas propozimit".


Me fonogramin nr. 231, datë 28. 09. 2007 "Për evidentimin e llojit të materialit të gëzhojës për disa municione", të përgatitur nga të pandehurit Dashnor CAUSHI dhe Hilmi LAÇAJ ish-shef Sektorit të Armatimit në SHPFA dhe të firmosur nga i pandehuri Luan HOXHA, drejtuar strukturave ushtarake vartëse është kërkuar evidentimi i municioneve me gëzhojë tunxhi të kalibrave 20mm-122 mm.


Veç fakteve të mësipërme, që provojnë thellimin e përpjekjeve për të arrit

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›