Ministria e Punëve Publike, padi penale ndaj Edi Ramës
Mbi kryebashkiakun rëndojnë akuza të rënda për shpërdorim detyre
Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kreut të Bashkisë Edi Rama, për shitjen antiligjore të tokës tek Parku “Rinia”. Olldashi tha se mbi Ramën rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas tij bashkia nuk ka të drejtë të shesë këtë tokë. “Toka është pronë shtetërore, dhe bashkia nuk ka të drejtë të shesë”, theksoi ai. Ministri i Transporteve akuzon kreun e Bashkisë se ka shitur në mënyrë të paligjshme tokën tek “Tajvani”, madje me çmim shumë të lirë. “Toka në qendër të kryeqytetit, ku ngrihet kompleksi “Tajvan”, është tokë shtetërore dhe Edi Rama e ka shitur atë tek pronarët aktualë në mënyrë abuzive dhe korruptive”, ka deklaruar ministri Olldashi. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kërkoi ministrit Olldashi, që të çojë në qeveri brenda javës së ardhshme vendimin për anulimin e shitjes së tokës te kompleksi Tajvan.
...