Ministria e Arsimit do të vlerësojë universitetet në vend
25/02/2010 Qeveria evidenton reformën në arsim si prioritet të saj
Berisha kërkon përmirësimin e raportit student-pedagog
Arsimi i lartë shqiptar do të kalojë përmes një procesi vlerësimi, në mënyrë që të përcaktohet vlera e secilit prej universiteteve publike dhe private. Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë ministrit të Arsimit që me ndihmesën e kompanive serioze të fushës të bëjnë sa më parë vlerësimin e universiteteve. Në opinionin e tij, Berisha tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme, që qytetarët të kenë në dispozicion vlerësimin e universiteteve të vendit, private dhe publike, në mënyrë që ta dinë se ku studion fëmija i tyre. “Mundësisht të kontraktohet sa më shpejt një prej kompanive më serioze në botë, që të bëjë vlerësimin e universiteteve”, ka deklaruar kreu i Qeverisë. Ky proces do të japë një panoramë më të plotë të vlerave kryesisht të universiteteve private, që jo në pak raste janë përfolur për cilësinë e dobët. Duke folur për reformën në arsim, Berisha evidentoi si problem raportin aspak të drejtë student-pedagog, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve. Sipas tij, Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me rektorët e universiteteve, të bëjë ndryshimet e nevojshme në kuadrin ligjor, duke përcaktuar kritere të reja për sa i përket raportit student-pedagog. “Në qoftë se studentët në fakultet janë trefishuar, pedagogët në universitet ende nuk janë dyfishuar. Ky përbën një kërcënim serioz për cilësinë e tyre. Raporti student-pedagog në tërësi është absolutisht i papranueshëm. Ai raport ka qenë deficitar edhe 4 vjet më parë, mendoni se si është bërë ai tani”, ka theksuar kryeministri Berisha. Reforma në fushën akademike dhe shkencore, për Shefin e ekzekutivit përbën një tjetër moment shumë të rëndësishëm. Ai theksoi se kërkimi shkencor duhet të jetë atribut i fakulteteve dhe dekanateve.
TVSH-ja e arsimit privat
Qeveria përmes një vendimi, në mbledhjen e saj të 23 dhjetorit 2009, ka vendosur të heqë TVSH-në për arsimin privat. Deri para këtij vendimi, TVSH-ja për arsimin privat ishte në masën 20 për qind të të ardhurave të këtyre universiteteve private në Shqipëri. Por vendimi për heqjen e TVSH-së për arsimin privat u bë sebep për shkëmbime replikash me tij dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili tha se “nuk është kohë për dhurata”. Por Berisha iu kthye duke i thënë: “Me sa di unë, zoti Bode, nuk je zëri i sindikatave”.