E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet në rrugët e Elbasanit gjatë 2010-ës

25/02/2010 Sivjet 12 për qind më shumë fonde se 2009-ta

Për vitin 2010 Bashkia Elbasan për investime dhe shërbime në programin Buxhetim me Pjesëmarrje shumën shënon rreth 592 milionë lekë ose 12% më shumë se viti 2009. Kështu sipas këtyre burimeve për 2010-ën janë parashikuar investimet: Përfundimi i rrugës nr. 11 që del në unazë në lagjen “Beqir Dardha” dhe një segment në vazhdim. Gjithashtu janë renditur disa projekte të rëndësishme në lagjen “11 Nëntori”, të cilat janë ndërhyrë në sistemin asfaltim kanalizimet e ujërave të zeza, kanalizimet e ujërave të bardha, ndriçim midis bllokut të pallateve 580/4, 5, 8, 9, 10,21 e më pas në pallatin 584 duke shtuar dhe sipërfaqet e gjelbra në pallatet 581, 580/1. Po kështu është përfshirë projekti i kanalizimeve te Teqja dhe tek zona tek Kisha e Shën Thanasit në lagjen “5 Maj”. Sistemimi i trotuareve përpara pallateve 587/1, 589, 590 në rrugën “Faik Neziri” në lagjen “Haxhias”. Sistemim-asfaltimi i rrugës anash murit të shkollës “Jorgji Dilo” dhe sheshet para pallateve 420, 421, 401, 429 dhe 430 në lagjen “28 Nëntori”. Ndërkohë në lagjen “Vullnetari” nga qytetarët është votuar projekti i sistemit dhe asfaltimit të rrugës “Prita e Re” mbi Zaranikë. Sistemimi asfaltimi i unazës së brendshme nga rruga “Rinia” deri në “28 Nëntori”. Sistemim asfaltim i rrugës “8 Nëntori” dhe KUZ, vazhdim i rrugës “Sul Domi” dhe asfaltim i rrugës “17 Marsi” dhe “Bedri Xhomo”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›