E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme: Lajmet kundër heqjes së vizave, nga dëshpërimi i Edvinit

Ministria e Brendshme ka hedhur sot poshtë dezinformimin e paraqitur në disa media të shtypit të përditshëm, të njohura për politika redaksionale pro Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, sipas të cilit Shqipëria rrezikon liberalizimin e vizave për shkak të mosplotësimit të kritereve dhe është më pas se Bosnja në këtë drejtim. Tashmë që e ka të qartë se nuk mundet më të pengojë procesin e liberalizimit të vizave, Z. Rama përdor mediat e kontrolluara prej tij për të sulmuar progresin e shpejtë e të plotë të Shqipërisë në plotësimin e kritereve, vlerësuar nga të gjithë ekspertët dhe aktorët vendimmarrës europianë si progres që ka prodhuar standarte jo vetëm nga më të lartat në rajon, por të krahasueshme me standartet e vendeve të hapësirës Schengen. Me këtë rast, Ministria e Brendshme garanton edhe njëherë qytetarët shqiptarë, se në sajë të përkushtimit të plotë për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, Shqipëria demonstron sot para partnerëve europianë, jo vetëm plotësimin e detyrave të kërkuara, por edhe zbatimin efikas të praktikave më të mira europiane në fushën e rendit e sigurisë, kontrollit kufitar dhe dokumentave të sigurta të identitetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›