E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në sheshin “Skënderbej”, Bashkia shkel vendimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve

Ministria e Kulturës kërkon pezullimin e punimeve


Hidhen argumente të tjera lidhur me legjitimitetin e punimeve të Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Ministria e Kulturës ka deklaruar sot se punimet që po zhvillohen në sheshin qendror, janë në kundërshtim të hapur me ligjin. Në një dalje të posaçme, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore, tha se nisja e punimeve nuk është bërë konform vendimeve të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Këtë fakt e pohoi dhe kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Valter Shtylla i cili pohoi se vendimet e Këshiilit Kombëtar të Restaurimeve, sanksionuan disa detyrime të cilat nuk u zbatuan nga pushteti vendor. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës, sheshi “Skënderbej” është shpallur Ansambël Kulturor dhe ndërhyrjet në të kërkojnë aprovimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Bashkia e kryeqytetit prej disa ditësh ka nisur zbatimin e projektit belg për rehabilitimin e këtij sheshi, duke shmangur jo vetëm marrjen e lejes mjedisore, por edhe lejen e Ministrisë së Kulturës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›