Autopsia e një kadavre të parfumosur me politikë
Ubi maior minor cessat. Kur i madhi flet, të vegjlit heshtin, kjo është shprehja latine që më shumë u përafrohet propozimeve për ndryshime në statut, nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste për kongresin e 18 prillit. Për shumë observatorë politikë që kanë parë PS-në si një forcë politike ku kishte disa standarde minimale të kulturës politike europiane, kjo ëndërr po venitet gjithmonë e më shpejt.
Për kronikë elementare draft-statuti i PS për të thënë të vërtetën është i treti që nga viti 2005. Shpresojmë, i treti i vërteti. Sepse kësaj radhe kanë edhe problemin e forcimit të disiplinës, çka është një tjetër eufemizëm letrar për të theksuar dhe përpunuar eliminimin e opinioneve të LMN brenda gjirit socialist. Kështu që do të zbatohet diktatura e shumicës kundër minorancës intelektuale, pra çdo mendim ndryshe nihilizohet paqshëm, pa brejtje ndërgjegje.
Sikurse deputetët disi ndryshe nga Edi Rama, për shembull si Ben Blushi, Malaj, Islami, Bello dhe Harasani, të cilët pas miratimeve të këtyre arnimeve statutore do të gjenden përpara një presion kapilar të heshtin, të bëjnë të paditur, edhe nëse duan të flasin u lejohet vetëm forumet auto-referenciale të partisë, që kuptohet ngjasojnë me autokritikat soc-komuniste të regjimit të kaluar. Madje mendohet të këtë një votëbesim të forumeve qendrore për të lyer me fasadë të gjithë arnimet në statut. Në fakt jemi në një moment vërtetë kritik për partinë më të madhe opozitare dhe për ata që kanë dashur të besojnë se këtu gjërat mund të lëvizin për mirë, edhe me ngadalësi, drejt një përmirësimi gradual intelektual.
Gjithsesi më e çuditshmja e Politikës së Re edviniane është pika e draftit të ri për ndryshimet në statut që i rikthen organizimin e PS në bazë, njëlloj si në kohën e Fatos Nanos. Afërmendsh nuk është më politika e re kundër saj të vjetrës, pro rikthimin nostalgjik i politikës së vjetër ngajëdhimtare. Gjithçka vijnë si pasojë e falimentimi moral dhe organizativ të strukturës aktuale,e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nxjerri në pah pa përvojën në eksperimentin e ri politik përtej të majtës dhe të djathtës. Vetë pejgamberi Edi Rama me këto ndryshime në statut ka pranuar de fakto dështimin e tij personal, pasi kësaj radhe në draftin e ri PS, quhet “parti e majtë demokratike”, duke humbur eufemizmin e cilësuar si parti moderne.
Gjithashtu pas këtij kongresi do të mësojmë që partia socialiste është një parti elektorale dhe funksionale, çka për të parën është e qartë me elektrizimin e elektoratit që PS bën përditë në konferenca për shtyp; kurse për të dytën si parti funksionale kemi dyshimet e tona sepse për funksionale kjo parti ka vetëm përpunim e pretencave akt-akuzuese.
Më tej humbja e besimitë të Edi Ramës në strukturat e partisë në bazë, ka bërë që të centralizohet sa më shumë partia duke krijuar një kryetar rrethi që mund ta komandojë kur të dojë me një sms, sepse kjo është proceduar e ndjekur deri më tani. Thënë shkurt është instalimi i një diktature soft nga një njeri që po ankohet deri më tani për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri. Decentralizmi i strukturave zyrtarisht vjen për shkak të mos funksionimit në organizimin e brendshëm të PS, në bazë. Por të gjithë kanë kuptuar se gjithë ky riformulim dhe centralizim vjen për shkak të frikës për një rikthim të Nanos mund të nisë nga baza socialiste.
Një tjetër pikë e çuditshme në këtë projekt-draft është legalizimi i mbesës së Edi Ramës, Eda Gemin, në strukturat socialiste në emigracion. Vetëm para një muaji patëm një përplasje flagrante të dy rrymave socialiste në Athinë. Ku edhe partnerët grekë të Pasok-ut, distancohen nga përfaqësia e PS-së në shtetin helen, siç u shkrua edhe gazeta e madhe greke Eleftherotipia.