Ministria e Brendshme: Përmirësimi i motit sjell tërheqjen e ujërave nga toka e përmbytur

Tiranë, 15 janar
NOA Ministria e Brendshme lëshoi një deklaratë pak minuta më parë me anë të së
cilës bëri të ditur se për shkak të përmirësimit të kushteve të motit ka vijuar
tërheqja e ujërave nga sipërfaqja e tokës së përmbytur në zonën e Shkodrës.
Konkretisht, sot
sipërfaqja e tokës së përmbytur, sipas raportimeve të kryetarëve të komunave
dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë është 8340 ha, nga 9340 ha që ishte ditën
e djeshme dhe 11 400 ha që ishte dy ditë më parë.
Strukturat e
Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera të
angazhuara për përballimin e emergjencës civile në zonat e prekura nga përmbytja
në Qarkun e Shkodrës kanë punuar gjatë ditës së sotme për realizimin e detyrave
të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile deklaroi
ministria e Brendshme.
Sot janë kryer
dhe vijojnë ende operacionet e shpërndarjes së ndihmave ushqimore, të ushqimit
për bagëtinë si dhe për përforcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve në zonën
e Shkodrës.
Sipas ministrisë
së Brendshme deri më tani rezultojnë të përmbytura gjithsej 8340 hektarë tokë,
2169 shtëpi ndërsa janë evakuuar 573 persona.
k.k/NOA