E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Berisha ngushëllon presidentin e Haitit, qeveria dhuron 30 mijë euro

Tiranë, 15 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha i shprehu sot ngushëllimet autoriteteve më të larta në Haiti për
tragjedinë e rëndë nga tërmeti.

Haiti, sipas lajmeve shokuese nga ky vend, ka
përjetuar një katastrofë njerëzore dhe materiale, të përmasave shumë të mëdha
dhe ende të pa parashikuara.

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga kjo
tragjedi madhore që ka goditur këtë vend, Kryeministri i Shqipërisë, Sali
Berisha, duke i shprehur Presidentit të Haitit, Qeverisë, familjeve të
viktimave dhe popullit Haitian, ngushëllimet e tij më të thella, vendosi që
Shqipëria, nëpërmjet Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të dhurojë për këtë vend 30
mijë Euro.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›