Ministria e Brendshme greke u jep leje emigrantëve pa dokumente
11/06/2009 Vendim në funksion të votës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
Republika e Greqisë ka njoftuar zyrtarisht se emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, por që nuk janë të pajisur me leje të rregullt qëndrimi, mund të vizitojnë Shqipërinë gjatë periudhës së verës. Mësohet se leja për emigrantët shqiptarë do të nise duke filluar nga data 19 e këtij muaji, për të përfunduar në fund të muajit shtator. Në një njoftim të Ministrisë greke të Punëve të Brendshme bëhet e qartë përmes publikimit të vendimit mundësia se emigrantët shqiptarë pa dokumente të rregullta kanë për t’u larguar nga shteti helen dhe për t’u rikthyer pa problem. Duke iu referuar vendimit të Ministrisë së Brendshme greke, përfituesit janë të gjithë ata emigrantë që kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë. Mundësia për të udhëtuar drejt Shqipërisë u jepet emigrantëve edhe për shkak të zgjedhjeve. Ky vendim i Ministrisë së Brendshme të shtetit fqinj duket shumë interesant për parti të ndryshme politike shqiptare. Sigurisht që një ndër forcat kryesore që në përballje të ndryshme zgjedhore ka përfituar nga vota e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, është Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut. Madje, ka pasur raste që ka organizuar edhe udhëtimet e emigrantëve drejt zonave të tyre të banimit. Një tjetër forcë politike që ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në shtetin helen është edhe Partia Socialiste. Gjatë kohëve të fundit zyrtarë të kësaj partie kanë mitizuar Greqinë. Kjo leje e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Greqisë pritet të shfrytëzohet në maksimum nga partitë, të cilat kanë shpresa të përfitojnë votat e një pjesë të emigrantëve. Ndryshe nga herët e tjera, kur emigrantët shqiptarë mund të udhëtonin vetëm një herë, tashmë ata kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre. Në vendimin e organeve kompetente greke klauzola që u referohet zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri ka gjasë të jetë miratuar pas kontakteve me palën shqiptare dhe interesimit të kësaj të fundit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, ata që shkojnë të votojnë më 28 qershor, gëzojnë të drejtën edhe të një udhëtimi tjetër brenda periudhës 19 qershor-30 shtator 2009. Nga ana tjetër, pala greke nuk do t’i privojë emigrantët nga leja e zakonshme e punës, që në Greqi fillon të jepet në mesin e muajit korrik.
Vendimi i ministrisë greke
Duke iu referuar vendimit të Ministrisë së Brendshme greke, përfituesit janë të gjithë ata emigrantë që kanë dorëzuar brenda afateve ligjore kërkesën për pajisjen me leje qëndrimi, por ende nuk e kanë marrë atë. Ndryshe nga herët e tjera, kur emigrantët shqiptarë mund të udhëtonin vetëm një herë, tashmë ata kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre. Në vendimin e organeve kompetente greke klauzola që u referohet zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri ka gjasë të jetë miratuar pas kontakteve me palën shqiptare dhe interesimit të kësaj të fundit për pjesëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit.