Pakti, minatorët votën, PS-ja pensionet
11/06/2009 Kreu socialist nënshkruan një tjetër marrëveshje për votën në 28 qershor
Sindikata do të bëjë thirrje që kjo kategori të votojë këtë alternativë
Partia Socialiste shtoi në listën e mbështetësve të saj dhe një tjetër shtresë të shoqërisë shqiptare: atë të minatorëve. E kjo pas nënshkrimit të një marrëveshje paraelektorale mes PS-së dhe Sindikatës së Minatorëve. Kështu, kur sovranin e ndajnë vetëm 18 ditë nga data kur ai do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tij për në legjislativ, selia rozë ka drejtuar vëmendjen te përfaqësuesit e një shtrese të shoqërisë shqiptare që ende vijon të jetë e pakënaqur nga politikat e ndërmarra nga ekzekutivi gjatë këtyre viteve - te minatorët. Duke nënshkruar marrëveshjen mes tyre, të dyja palët pranojnë të jenë pjesë e paktit, ku minatorët të japin votën për Partinë Socialiste dhe kjo e fundit të garantojë kërkesat e kësaj shtrese. Kësisoj, Partia Socialiste dhe Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje angazhimi me njëra-tjetrën, e cila është firmosur nga kryetari Edi Rama dhe kryetari i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri. Vetëm pak ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, Sindikata e Minatorëve, duke vlerësuar se vetëm Partia Socialiste mund të përfaqësojë denjësisht interesat e minatorëve të Shqipërisë, si dhe duke vlerësuar programin, ka vendosur që të mbështesë alternativën e Partisë Socialiste, e cila, sipas kësaj sindikate, ka programin më të mirë qeverisës dhe vizionin e duhur politik për drejtimin e vendit. Sindikata e Minatorëve angazhohet përmes kësaj marrëveshjeje që t’u bëjë thirrje të gjithë minatorëve të Shqipërisë dhe familjeve të tyre për të votuar alternativën socialiste, si pjesë e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim” në zgjedhjet e qershorit 2009. Ndërkohë Partia Socialiste, duke vlerësuar se integrimi social dhe ekonomik i minatorëve të Shqipërisë dhe e bindur se shoqëria shqiptare u detyrohet minatorëve dhe familjeve të tyre, të cilët në këta 18 vjet të mundimshëm tranzicioni nuk kanë përfituar atë që u takon nga të ardhurat që shteti përfiton nga puna që ata kryejnë, angazhohet se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Sindikatën e Minatorëve të Shqipërisë, duke komunikuar e më vonë formuluar instrumentet konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre. Nga ana e saj PS-ja ka pranuar se është dakord në parim me kërkesat e minatorëve të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Sindikata, dhe siguron se do të sensibilizojë, në çdo rrethanë, Kuvendin e Shqipërisë mbi çështjet e minatorëve dhe do t’i mbështesë ata. Gjithashtu kjo shoqatë garantoi vënien në shërbim të fushatës zgjedhore 2009 për Partinë Socialiste të gjitha degët dhe nëndegët e veta, të gjitha mjetet dhe kapacitetet që disponon, në mënyrë që secila votë e minatorëve, familjeve dhe rrethit të tyre fisnor e shoqëror të jetë në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Partia Socialiste dhe Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë do të intensifikojnë maksimalisht punën e tyre, në mënyrë që në afate minimale, të realizohet një mirëkuptim, konsultim dhe bashkëveprim më i gjerë i Partisë Socialiste me grupime të tjera interesi apo sindikale, në favor të nxitjes së moralit dhe egos qytetare për t’u vetaktivizuar e për t’u bërë pjesë dhe përfituese e politikës së re.
Premtimi
“PS, duke vlerësuar se integrimi social dhe ekonomik i minatorëve dhe e bindur se shoqëria shqiptare u detyrohet minatorëve dhe familjeve të tyre, të cilët në këta 18 vjet të mundimshëm tranzicioni nuk kanë përfituar atë që u takon nga të ardhurat që shteti përfiton nga puna që ato kryejnë, angazhohet se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Sindikatën e Minatorëve të Shqipërisë, duke komunikuar e më vonë formuluar instrumentet konkrete për plotësimin e kërkesave të tyre.”
Mbështetja
Sindikata e Minatorëve angazhohet përmes kësaj marrëveshjeje që t’u bëjë thirrje të gjithë minatorëve të Shqipërisë dhe familjeve të tyre për të votuar alternativën socialiste, si pjesë e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim” në zgjedhjet e qershorit 2009. Garantoi për vënien në shërbim të fushatës zgjedhore 2009 për PS-në të gjitha degët dhe nëndegët e veta, në mënyrë që secila votë e minatorëve, familjeve dhe rrethit të tyre fisnor e shoqëror të jetë në favor të PS-së.