Sherr mes adoleshentëve vritet me thikë 18-vjeçari
11/06/2009 Ekzekutimi në një lokal të Laprakës, e nxorën nga festa dhe e qëlluan tek dera
TIRANE- Një adoleshent nga Bathorja është vrarë dje paradite nga një bashkëmoshatar i tij që ende nuk është identifikuar plotësisht nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku pas një grindjeje të çastit dyshohet se tre persona kanë goditur dy herë me thikë në kokë shtetasin 18-vjeçar Jeton Ferhati. Si pasojë e plagëve të mara Ferhati është rrëzuar menjëherë në tokë, ndërkohë që nga ana tjetër autorët e këtij krimi kanë mundur të largohen. Personat e shumtë që ndodheshin të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi kanë parë krimin e rëndë kanë lajmëruar menjëherë sallën operative të policisë së Tiranës, se në vendin e quajtur “Pallatet Havai” ndodhet një person i plagosur. Ndërkohë që me shpejtësi ata kanë transportuar Jeton Ferhatin për në Spitalin Ushtarak, i cili edhe pas ndërhyrjeve mjekësore të mjekëve nuk ka mundur të jetojë. Aktualisht uniformat blu kanë shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë Tiranë tre persona, nga të cilët mendohet se njëri prej tyre është autori.
Shkaqet, hetimet
Policia ende nuk ka zbardhur motivin e këtij krimi, por mendohet se viktima dhe autorët janë grindur për çështje femrash ose për ndonjë ngjarje tjetër midis tyre. Dëshmitarët okularë kanë treguar se viktima para ekzekutimit ndodhej në një lokal nën shoqërinë e disa shokëve të tij. Gjatë festës me ta, tre persona të panjohur i kanë kërkuar atij që të dilte nga ambienti i lokalit. Pas plotësimit të kërkesës së tyre Jeton Ferhati si dhe tre personat që ndodheshin në rrugë janë konfliktuar për një kohë të gjatë. Kulmi i sherrit ka qenë rreth orës 11:00, ku njëri prej tyre ka nxjerr thikën, duke e qëlluar dy herë në kohë. 18-vjeçari është rrëzuar në trotuarin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërkohë që të pranishmit kanë lajmëruar policinë. Në të gjithë zonën janë ngritur postblloqe policie si dhe janë marrë deklarimet e personave që kanë qenë të pranishëm gjatë momentit kur ndodhi grindja mes të rinjve. Nga kontrollet e imtësishme si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve polica e Tiranës fillimisht ka mundur të ndalojë, dy persona të cilët dyshohet se po tentonin të largoheshin nga zona e Laprakës me një motor. Ndërkohë pas disa orësh në pranga është vënë edhe një person tjetër që sipas ekspertëve të grupit hetimor mendohet se është ekzekutori kryesor i 18-vjeçarit Jetnor Ferhati. Gjatë procesit së marrjes në pyetje tre adoleshentët e ndaluar kanë hedhur poshtë autorësinë e krimit, por punonjësit e policisë kanë menduar t’i mbajnë të shoqëruar ata, pasi pritet që tre personat të ballafaqohen me dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë policia ka ndërmarrë një aksion kontrolli në puseta dhe kazanët e plehrave, për gjetjen e thikës.