Dhunohet zyra e PS-se ne Korce. PD perjashton implikimin e saj
Zyra elektorale e kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar bashkie në qytetin e Korçës Niko Peleshi është dhunuar. Në orët e para pas mesnate persona të paidentifikuar kanë djegur dhe grisur sinbolet e PS dhe posterat e kandidatit në zyrën elektorale të lagjes 8. Dega e PS dhe shtabi elektoral i kandidatit Peleshi kanë reaguar menjëherë pas konstatimit të dhunës.
”Këta vandalë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me qytetarinë, të mbërthyer nga paniku i humbjes në datën 8 Maj, ashtu siç prishin natën punët që ne bëjmë ditën, vazhdojnë të djegin simbolet e PS po në të njëjtën mënyrë” tha Petrika Tollkuçi, drejtor i shtabit elektoral te Niko Peleshit.
Ndërkohë që ka reaguar pas akuzave dega e PD duke theksuar se paniku i humbjes së PS në zgjedhjet e 8 Majit i shtyn militantët e saj të merren me shpifje e kërcënime ndaj Alenacës së qytetarëve.
”Përgënjeshtrojmë në mënyrë kategorike lajmin e dhënë nga PS për gjoja djegien e një flamuri të kësaj force politike nga militantët e PD. Ky nuk është veçse një trillim i ditës në një situatë të qetë elektorale ku PD dhe kandidati i saj Andrea Mano po përpiqen ta ruajnë me çdo kusht” tha përfaqësuesja e PD, Xheni Çifligu.
Për incidentin janë njoftuar edhe forcat e policisë të cilat kanë konstatuar diegien e flamujve dhe grisjen e posterave , pas kallëzimit të bërë po zhvillohen hetimet për identifikimin e autorëve të këtij akti.
Jorgjeta Gjanci