Premtimi per fasonet Basha Do ulim taksat per biznesin
Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është njohur nga biznesi fasonist me faktin se ata paguajnë taksa dhe tarifa tetë herë më shuëm. Në turin e tij “Basha për Tiranën”, kandidati demokrat u ndal tek biznesi i fasonerisë ku pa nga afër kushtet e punës, por dhe shërbimet e bashkisë të cilat prej kohësh mungojnë.
“Me platformën time të reduktimit të taksave, biznesi në tërësi në Tiranë mund të gjenerojë dhe do të gjenerojë 4 mijë vende të reja pune. Vendet e punës do t’i hapni ju, por ndihmën do t’ua japë bashkia përmes lehtësimit të barrës fiskale që rëndon sot tek ju ndërsa ju nuk merrni asnjë shërbim apo merrni shërbime të reduktuara nga kjo barrë fiskale” tha Basha.
Sakaq Basha pati edhe një takim me sipërmarrës të kryeqytetit ku u bëri të ditur se platforma e tij parashikon heqjen e 60 nga 85 taksa dhe tarifa që aplikohen aktualisht nga bashkia.
“Do të aplikohet parimi i tarifës 1 mijë lekë të vjetra. Tarifa e pastrimit do të ulet 5- 10 herë, do të shfuqizohet taksa e gjelbër, taksa e tabelës dhe e hapësirave publike. Barra fiskale mbi bizneset llogaritet të ulet 400- 600 mijë lekë në vit. Ne do të ndërtojmë një sfond special të garantimit të kredive për biznesin e vogël dhe të mesëm. Në fillim do ta nisim me një paketë prej dy milionë eurosh. Jep mundësinë deri në 20 milionë euro kredi nga bankat e nivelit të dytë. Me këtë paketë do të synojmë hapjen e 6 mijë vendeve të reja të punë. Kam shpallur prioritet numër një punësimin dhe punësimin mund dhe do ta realizoj vetëm në partneritet me ju” tha Basha.
Platforma e kandadit demokrat Basha parashikon në të njëjtën kohë dhe uljen nga 3 deri në 5 herë të taksave, metodë kjo e cila do të krijojë dhe hapjen e 10 mijë vendeve të punës.
Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e martë , 12 prill 2011 )