Durresi i paster. Asnje rrenje te lendeve narkotike

Tashmë qarku i Durrësit nuk është më pjesë e hartës të zonave që kultivojnë bimë narkotike. Drejtues te larte te policise se shtetit si dhe te prefektures se qarkut kane konstituuar shtabin e ri per luften kunder kultivimit te bimeve narkotike,i cili kete vit eshte zgjeruar duke perfshire edhe dy perfaqesues te shoqerise civile.
”Për ne vazhdon të ngelet prapë fenomen shqetësues kultivimi i kësaj lënde dhe ky fënomen shqetësues është shtrirë në zona të reduktuara, në zona malore, në zona të cilat janë të vështira për t’u kontrolluar në tërësi për vetë pozicionin që kanë. Synimi kryesor i joni për vitin 2012 do jenë këto zona” tha Agron Kulicaj, nëndrejtor i pergjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Në këto takime u paraqit një material i plotë mbi përgjegjësitë ligjore, efektet shëndetësore dhe sociale që shkakton kultivimi dhe përdorimi i bimëve narkotike. Ajoq ë u kërkua ishte tolerancë zero në këtë drejtim. Për këtë, efektivat e policisë së qarkut të Durrësit sipas detyrave të dhëna nga shtabi u angazhuan maksimalisht” tha prefekti i Durrësit, Genci Alizoti.
Sipas shifrave te deklaruara nga drejtues te policise se Durresit gjate vitit 2010 ne territorin e ketij qarku janë evidentuar dhe asgjesuar 862 rrënjë kanabis satia, nga 34 759 rrenje qe jane asgjesuar ne vitin 2009. Per kete arsye tashme mendohet se Durresi nuk eshte me pjesë hartës ku kultivohet kanabisi, ndonese ne disa zona te Krujes dhe fshatra malore kultivohet kjo bime.
Aleks Kalemasi