Vjen në shqip "Bija e heshtjes"
Shkrimtarja bashkëkohore amerikane, Kim Edwards, vjen
edhe në shqip. Romani i saj i parë, "Bija e heshtjes", botuar
në vitin 2006, u rendit ndër më të suksesshmit në Amerikë.
Në pak kohë, fjala e përhapur nga një lexues në tjetrin, bëri që
romani të përkthehej në shumë gjuhë të botës. Më së fundmi
vjen edhe në shqip si botim i "Omsca-1", përkthyer nga Adelina
Albrahimi. Deri më tani numërohen më shumë se 3 milionë kopje
të shitura të librit, ndërsa gazeta prestigjioze, përfshirë dhe "New
York Times", e kanë vënë në krye të listës së klasifikimeve. "Bija e
heshtjes" është një roman që u ka folur qartë ndjenjave të lexuesve.
Është një histori njerëzore, e lindjes dhe e braktisjes së një fëmije,
për të vetmin fakt se kishte sindromën daun.
Leksington, 1964. Në qytet vërshon një stuhi e egër bore. Është
natë, kur Nora Henri ndien dhembjet e para të lindjes: është e
pamundur të shkohet deri në spital dhe i shoqi, Davidi, vendos
që Nora ta lindë fëmijën në klinikën e tij, që ndodhet më pranë,
me ndihmën e Karolinës, infermieres së tij. Nora lind binjakë:
djali, që u lind i pari, është i shëndetshëm, por nga përvijimet në
fytyrën e vajzës binjake, Davidi kupton menjëherë se është me
sindromën daun. I dëshpëruar, ai merr një vendim të shpejtë,
që do t‘ia ndryshojë jetën përgjithmonë: ia beson vogëlushen
Karolinës, duke i kërkuar ta mbyllë në një institut përkujdesjeje.
Norës, e cila ndërkohë ishte nën efektin e anestesizë, i thotë, kur
zgjohet, se vajza vdiq. Por Karolina nuk mund ta braktisë Fibin e
vogël në atë ngrehinë të trishtuar e të pistë. Me një kurajë që nuk
besonte se e kishte, largohet në një qytet tjetër, e vendosur që të
kujdeset për vajzën dhe ta ruajë sekretin që vetëm ajo dhe Davidi
e dinë. Por ky sekret zgjat deri sa fatet kryqëzohen. Suksesi i këtij
libri është krahasuar me atë të "Gjuetarit të balonave", i sjellë në
shqip nga e njëjta shtëpi botuese. Kim Edwards jep lëndën e letërsisë
në Universitetin e Kentakit, Leksington, ku jeton bashkë me
bashkëshortin e vajzat. Është autore e një përmbledhje tregimesh
"The secrets of the fire king", 1997, finalist në çmimin prestigjioz
"PEN/Hemingway Award" dhe fituese e "Whiting Award" dhe e
"Nelson Algren".