E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë publikon raportin për punën e prokurorive

Prishtinë - Duke folur për raportin e publikuar të Ministrisë së Drejtësisë për punën e prokurorive publike të qarkut dhe të Prokurorisë Publike të Kosovës, Ministrja e këtij dikasteri Nekibe Kelmendi vlerësoi se raporti pasqyron punën e lëndëve nga aspekti kuantitativ dhe kualitativ. Ajo theksoi se raporti nuk është ndonjë analizë e thellë e punës së prokurorive për faktin se kjo është punë e Agjencisë Antikorrupsion.

Ndryshe Raporti është përgatitur nga Zyra e Statistikës dhe Analitikes pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ministrja Kelmendi theksoi se raporti paraqet edhe transparencën e punës së prokurorive. Ajo bëri të ditur se Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë katër projektligje për miratim që kanë të bëjnë me reformat në Prokurorit e Kosovës.

Znj. Kelmendi tha se së shpejti pritet të formohet edhe Gjykata e Apelit. Në raportin dhe hartimin e tij Prokurori Publik i Kosovës Hilmi Zhitia tha se gjatë vitit 2008 kanë punuar 70 prokurorë të vendit. Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2008 për shkaqe të ndryshme kanë mbetur të pakryera 20 % të lëndëve, kurse në 80 % të tyre prokuroria ka qenë azhure.

Zhitia tha se nëpër prokuroritë e vendit ekziston një gjendje e vështirë për lëndët të cilat kanë ngelur nëpër zyrat e UNMIK ut, të cilat presin të shqyrtohen edhe njëherë nga prokuroritë. /qik/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›