E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë shpall kandidatët fitues për përkthyes

Emrat e fituesve sipas gjuhës që kanë marrë përsipër të përkthejnë. Lista ka marrë formën zyrtare dhe do t’i dërgohet institucioneve shtetërore

Laureta Rryçi

Ministra e Drejtësisë bën publike kandidatët fitues për përkthyes në 25 gjuhë të huaja. Burime zyrtare pranë këtij dikasteri pohuan dje për gazetën “Albania” se tashmë lista ka marrë formën zyrtare dhe do t’u dërgohet të gjitha institucioneve shtetërore. Vetëm pak kohë më parë Ministria e Drejtësisë bëri një njoftim zyrtar duke kërkuar të kontraktojë përkthyes në profesion të lirë për shërbimin e përkthimit zyrtar në vend për 25 gjuhë të huaja. Specialistët hapën konkursin për të gjithë ata që donin të njiheshin zyrtarisht si përkthyes për të përfituar më pas punë jo vetëm në gjykata, por edhe në institucione të tjera shtetërore.
Kriteret
Burime pranë kësaj Ministrie shpjeguan se kandidatëve që u përzgjodhën fillimisht u është dashur të plotësojnë një sërë kriteresh. Më pas ata i janë nënshtruar procedurës së konkurrimit. Kandidatët duhet të ishin shtetas shqiptarë, të kishin zotësi të plotë për të vepruar, të kishin mbaruar arsimin e lartë, të kishin eksperiencë pune prej jo më pak se tre vjet në përkthim ose në mësimdhënien e gjuhës. Të mos kishin qenë dënuar apo të mos ishin në ndjekje penale dhe, së fundi, të zotëronin shumë mirë programet bazë të kompjuterit. Ndërsa kriteret e veçanta që u kanë dhënë përparësi kandidatëve për të qenë fitues ishin vënë kushte si njohja shumë e mirë e gjuhës që kërkon të përkthejë. Kryesisht personat duhet të kishin ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse ose për drejtësi në një nga universitetet, gjuha e të cilit është ajo për të cilën kanë aplikuar. Personat që kanë ndjekur studime të thelluara të fushës në fjalë; personat që e kanë gjuhë amtare gjuhën në të cilën kërkojnë të përkthejnë; të diplomuarit apo të specializuarit jashtë vendit; personat që kanë dhënë provimin përkatës të gjuhës në të cilën kërkojnë të përkthejnë brenda apo jashtë vendit me rezultate të larta.
Konkursi
Ministria e Drejtësisë ka shpallur zyrtarisht konkursin për përkthyes për 25 gjuhë të huaja. Ky konkurs bëhet çdo vit nga Ministria dhe fituesit cilësohen si përkthyes zyrtarë që thirren nga institucione shtetërore në të gjithë vendin. Lista u dërgohet jo vetëm në prokurorive dhe gjykatave të vendit, por edhe në ministritë apo dikasteret e tjera që kanë nevojë për një shërbim të tillë si përkthimi.

Kandidatët e miratuar për përkthyes të jashtëm të Ministrisë së Drejtësisë, të përzgjedhur për gjuhët përkatëse në bazë të konkurrimit dhe vlerësimit të të dhënave profesionale.

Gjuha angleze

1. RAJMONDA KECIRA
2. VIOLETA SHABA
3. IRIS KLOSI
4. ERIDA PRIFTI
5. ARTUR JAUPAJ
6. KOÇO BENDO
7. DIANA DERVISHAJ
8. ADELINA ALBRAHIMI
9. DANIELA HASA
10. ESMERALDA SUBASHI
11. KASTRIOT ZIFLA
12. ETLEVA BABAMETO
13. MIRA ZGJANI
14. ALKETA DUMANI
15. ARTUR HADAJ
16. EDMOND CANE
17. GENTIANA KACA
18. ILIR MARLEKA
19. HORTENC BALLA
20. REIDONA HAXHIU
21. ELTON XHEMBULLA
22. SILVANA DERVISHI
23. MIRELA PRIFTI
24. BESA GJYLI
25. ODETA KERXHALIU
26. ELIONA HAXHIAJ
27. JULIAN HASA
28. SPIRO GJIKA
29. GENTIANA HYSAJ
30. ERMAL CELI

GJERMANE
1. BRIKENA KADZADEJ
2. SIMO VOGLI
3. ERTA SPAHO
4. ERGYS PRIFTI
5. SONILA SADIKAJ
6. GRETA JANAQI
7. NEVIANA DOSTI

TURKE
1. NAZMI DAKA
2. MANJOLA SOPOTI
3. ADRIANA ZELA (TOPAL)

ITALIANE
1. MIRELA PAPA
2. ELIANA LACEJ
3. ALKETA YLLI
4. RENATA KRISTO
5. ARBEN SKENDAJ
6. ERION KABAJ
7. IRENA LAMA
8. LURA KRAJA
9. ALBAN DAUTI
10. ANILA ISMAILAJ
11. ANILA BERBERI
12. ALBANA PANGO
13. MARILDA GJENCAJ
14. ENKELA DALIPI
15. ALMA SINANAJ
16. ENID ZOTO
17. ALBA ÇELA
18. ARTA QENDRO

FRËNGE
1. SVETLANDA ROKO
2. SAVERINA PASHO
3. MIRELA FURXHI (KUMBARO)
4. AGRON AGALLIU
5. LORENA DEDJA
6. DHURATA HOXHA
7. VIOLETA KRAJA
8. JETNOR ISUFAJ
9. MARIGLETA HYSO
10. RUDINA PODGORICA
11. LINDITA TRASHANI

RUSE
1. ALMA PINARI
2. AVNI XHELILI

MAQEDONASE

1. VALENTINA NESTOR
2. ZHULJETA NEZIRAJ

GREKE
1. BRISEIDA NINA
2. ARISTOTEL SPIRO
3. MARJANA BONJAKU
4. LASKO NASTI

BULLGARE
1. JANKA SELIMI
2. GENTIAN KOCI

ÇEKE
1. HILMI BIMBASHI

HOLANDEZE
1. IRENA RAMA

HUNGAREZE
1. ENDRIT KROMIDHA

SERBO-KROATE
1. ISMET TOPI
2. HARE BILALI
3. HAJREDIN QYSHKA

RUMUNE
1. SUELA RIRA
2. BRUNILDA DURAJ

SPANJOLLE
1. SERXHO RAMA
2. ANASTASI PRODANI
3. ADMIRA NUSHI

ARABE
1. GENTIAN FEJZULLAI

DANEZE
1. MIRELA PENGILI

POLAKE
1. IRINI VASI

PORTUGEZE
1. ILIRJANA AGALLIU

Gjuhët e huaja për të cilat kërkohet përkthyes
Angleze
Greke
Holandeze
Arabe
Bullgare
Rome
Italiane
Spanjolle
Norvegjeze
Turke
Maqedonase
Portugeze
Franceze
Ruse
Finlandeze
Rumune
Çeke
Hungareze
Gjermane
Polake
Suedeze
Serbo-Kroate
Sllovene
Kineze
Flamançe

Kriteret që duhet të plotësonin aplikuesit

Kritere të përgjithshme
Të jetë shtetas shqiptar
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
Të ketë mbaruar arsimin e lartë
Të ketë eksperiencë pune prej jo më pak se tre vjet në përkthim ose në mësimdhënien e gjuhës
Të mos ketë qenë dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale
Të zotërojë shumë mirë programet bazë të kompjuterit

Kritere të veçanta

Të njohë shumë mirë gjuhën në të cilën kërkon të përkthejë
Kanë përparësi: personat që kanë ndjekur studimet universitare për gjuhën përkatëse ose për drejtësi në një nga universitetet, gjuha e të cilit është ajo për të cilën aplikon; personat që kanë ndjekur studime të thelluara të fushës në fjalë; personat që e kanë gjuhë amtare gjuhën në të cilën kërkojnë të përkthejnë të diplomuarit apo të specializuarit jashtë vendit personat që kanë dhënë provimin përkatës të gjuhës në të cilën kërkojnë të përkthejnë brenda apo jashtë vendit me rezultate të larta.

26 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›