Ministria e Drejtesise takim me donatoret per reformen ne sistem

Grupi sektorial i punës për reformën në Drejtësi ka zhvilluar një takim me donatorët e kësaj reforme, delegacionin e Bashkimit Europian si dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme në vendin tonë. Qëllimi i takimit ishte konsultimi i iniciativave ligjore, regullatore e politikbërëse në sektor si dhe koordinimin e prioriteteve dhe qëllimeve të donatorëve për t’i përshtatur me projektet prioritare të sistemit të drejtësisë.
Projektet e cituara nga Zëvëndësministrja e Drejtësisë kanë kaluar fazat e para të implemntimit të tyre me fondet e buxhetit të shtetit ose të donatorëve. Zhvillimi i këtyre projekteve në rrethet e tjera të Shqipërisë kërkon koordnimin e asistencës së huaj në vend.