Nuk do te mungojne ilacet

Shumë shpejt pacientët nuk do të jenë të detyruar të blejnë në farmaci ilaçe dhe materiale mjeksore që nuk gjenden në spital. Ato do të mund të blihen nga vetë drejtoritë e spitaleve dhe në momentin që kërkohen pa pritur miratimin e procedurave të tenderave që aktualisht kërkojnë shumë kohë. Ministria e Shëndetësisë po përfundon draftin e ndryshimeve në ligjin e prokurimit të barnave në spital, i cili për një muaj pritet të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave.
Mënyra e re e pritet t’i japë fund edhe shpenzimeve të panevojshme të drejtorive të spitaleve të cilët aktualisht i planifikojnë të ardhurat duke bërë parashikime hipotetike për sëmundshmëritë
Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero procedura e prokurimit të medikamenteve nëpër spitale është transparente, por nuk krijon hapësira për fleksibilitet.