Berluskoni si Sulltan
Brizida GJIKONDI
Prej rreth tre muajsh politika dhe media europiane po zien nga skandalet e Berluskonit, ajo shqiptare përveç ndonjë përkthimi anemik në faqet e thashethemeve si përherë hesht e kompleksuar. E kompleksuar pasi kështu funksionojmë ne me “të huajt” dhe sidomos fqinjët. Kjo heshtje e kompleksuar është aplikuar dhe kur Qeveria Berluskoni dhe eksponentë të saj “ultra të djathtë” kanë nxjerrë akte raciste për emigrantët që fyejnë dinjitetin e çdo qenie njerëzore të barabartë përpara perëndisë. Berluskonit pas shumë e shumë pushtimesh virtuale dhe lojërash me pushtetin, ose më saktë me pushtetet, i plasi bomba në dorë, ajo bombë në aparencë quhet Noemi Letizia, por ajo në vetvete mbart kolapsin që ka pushtuar Italinë fqinje në nyjet më nevralgjike të Demokracisë. Perandoria Berluskoni “ka kapur” shtetin italian në mediat elektronike dhe të shkruar, ka nënshtruar çdo hallkë që i reziston këtij pushtimi virtual. Mekanizmi i funksionimit të Berluskonit është i frikshëm, ngjizja e karrierës së tij në kohën e Betino Kraksit dhe akrobacitë e tij deri më sot janë shembulli më regresiv se kush vlera dhe me ç’mënyra arrijnë në pushtet. Prej ditësh kundrejt gGazetës prestigjioze “La Repubblica” të gjitha mediat e Berluskonit, përfshi këtu dhe mediat shtetërore si dhe deputetët dhe ministrat e tij po dirigjojnë dhe realizojnë një nga sulmet më të egra dhe të frikshme. Dhe kjo s’ka të bëjë veç me fjalën e lirë, por me të vërtetat që fshihen mbrapa saj. Eshtë e frikshme situata në Itali, ndjehet në ajër diktatura virtuale, pavarësisht bojërave dhe emisioneve mediatike, të cilat kërkojnë të fshehin dhe zbukurojnë gjithçka. Italianët po informohen me të vërtetat e degjenerimit dhe abuzimit me pushtetin nga mediat angleze, gjermane, franceze, spanjolle etj., pasi gradualisht prej dekadash Berluskoni si fabula e gramit me trëndafilin arriti të uzurpojë dhe mpakë çdo vlerë të Italisë së Garibaldit. Duhet të ish bashkëshortja e Berluskonit, Veronika Lario, që zgjoi mpirjen televizive të italianëve se vlerat e Italisë me një kryeministër si Berluskoni ishin në rrezikun maksimal. Ish zonja Lario-Berluskoni që haptazi akuzoi bashkëshortin e saj si frekuentues të minoreneve, organizator haremesh dhe promovues të lozonjareve për europarlamentare. Inkuizicioni ndaj mediave dhe personaliteteve kurajoze italiane tani ka arritur kulmin. Pavarësisht buzëqeshjeve me 36 dhëmbë të Berluskonit dhe drejtuesve televizivë servilë të pushteteve si Bruno Vespa, italianët tashmë kanë filluar të kërkojnë të vërtetat e jetës dhe abuzimeve ‘in ekstremis’ të Berluskonit. Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, Berluskoni s’mund të fshihet më mbrapa sulmeve ndaj një të majte anemike italiane, as ndaj sulmeve të tij të paskrupullta ndaj prokurorëve dhe gjykatësve italianë dhe atyre pak mediave të pavarura, ai s’mund të justifikojë më piramidën e madhe që ka ngritur, që më shumë ngjason me një perandori personale se sa një shtet demokratik dhe tejet me rëndësi për Europën. I shkruajta këto rreshta pasi prej ditësh lexoj pa reshtur në faqet e internetit të gazetës “Repubblica”, “L’Espresso” etj., forumet dhe opinionet kurajoze të italianëve dhe personaliteteve botërorë. I shkruajta këto rreshta pasi tek buzëqeshja, fasadat televizive dhe perandoritë e Berluskonit me frikë gjej Shqipërinë e gabuar, i shkruaj këto rreshta jo nisur nga gafat e panumërta të Berluskonit, as nga operacionet e tij plastike, por nga fenomenet që ai mbart, po rreshtoj fare pak prej tyre.
1. Ka promovuar akte ligjore në mënyrë që për sa kohë është kryeministër të ketë imunitet ndaj Drejtësisë.
2. Eshtë simboli i konsumimit të veprës së konfliktit të interesit, në sajë të pushteteve ekzekutive perandoritë e tij janë të pakufi.
3. Stimulon dhe përkrah në maksimum lozonjaret dhe balerinat e televizioneve për të bërë karrierë të lehtë kudo, por sidomos në politikë.
4. Nëpërmjet programeve të emetuara në rrjete televizivë si Canale 5, Italia Uno etj., ka mpirë arsyen dhe ndërgjegjet e italianëve, duke i kthyer në kavje të perandorisë së tij virtuale.
5. Kriza ekonomike ka goditur ashpër Italinë dhe shoqëritë e saj më të fuqishme, por shoumen-i dhe oratori Berluskon, klani i tij i gjithëpushtetshëm kanë kaluar në plan të dytë dhe në hije këtë realitet.
Italia e Cezarit, Leonardo da Vinçit, Dante Aligerit, Garibaldit, Romeos-Zhuljetës dhe Vatikanit si kurrë asnjëherë ka marrë një goditje tek simbolet dhe vlerat e saj dhe goditjen ia dha një Sulltan miliarder dhe kjo pikërisht pasi vlerat s’kanë të bëjnë me paratë. Rasti Berluskoni duhet të trembë CD shqiptar kurajoz në prag të zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri ka shumë si ai…