E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme: Të respektohet sovraniteti i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme mban të njëjtën linjë me faktorin ndërkombëtar për çështjen e Kosovës, duke përshëndetur deklaratën e grupit drejtues ndërkombëtar për Kosovën. Në këtë deklaratë konfirmohet fuqishëm përkushtimi për respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se diplomacia shqiptare bashkohet me vlerësimin realist të grupit drejtues ndërkombëtar për progresin e dukshëm që ka bërë Republika e Kosovës në drejtim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Duke rikonfirmuar mbështetjen maksimale për autoritetet e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet qëndrimit "për vendosjen sa më shpejt të EULEX-it në tërë territorin e saj, si dhe angazhimit të shprehur qartë që ky mision të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara, në zbatim të Planit Ahtisari, dhe me pëlqimin e plotë të autoriteteve zyrtare të Republikës së Kosovës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›