Ministria e Jashtme i propozon Kuvendit ambasadorin e Belgjikës dhe Arabisë
28/04/2010 Komisioni i Jashtëm zhvillon seancë dëgjimore
Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me dy kandidaturat për ambasadorë në Mbretërinë e Belgjikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ilir Tepelena, kandidat për postin e ambasadorit të Mbretërisë së Belgjikës dhe Behar Bejko në postin e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u prezantuan para komisionerëve nga përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu. Në prezantimin e Tepelenës ai vlerësoi përvojën e tij në përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në disa vende të ndryshme të Evropës, si: Romë, Madrid e Paris, ndërsa në prezantimin e Bejkos vlerësoi eksperiencën dhe njohjen e mirë të tij me vendet e Lindjes së Mesme. Në vijim, të dy kandidatët shpalosën objektivat dhe prioritetet e tyre mbi funksionin që do të ushtrojnë. “Forcimi i marrëdhënieve midis Brukselit dhe Tiranës zyrtare do të jetë në qendër të detyrës sime. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka forcimi i këtyre marrëdhënieve, si një impuls për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi Belgjika pritet që në gjysmën e dytë në këtij viti të drejtojë Presidencën e Bashkimit Evropian, garantoj se do të punoj fort, që gjatë kësaj Presidence të ketë lajme të mira dhe pozitive për sa i përket vlerësimit që pret Shqipëria për statusin e vendit kandidat”, tha kandidati Tepelena. Nga ana e tij, kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bejko, veçoi si një nga objektivat kryesorë të tij, krijimin e urave lidhëse midis dy vendeve, për një bashkëpunim më të mirë në fushën ekonomike, kulturore, politike dhe sociale.
Kandidatët për ambasadorë
Një javë më parë, komisioni i Politikës së Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me
kandidatin për ambasador në Greqi, në vend të Vili Minarollit, Dashnor Dervishin dhe Flamur Gashin, një ish-gazetar që drejton prej disa vitesh Institutin e Diasporës në Ministrinë e Jashtme. Gashi u propozua nga Ministria e Jashtme si ambasador në Bosnjë-Hercegovinë.