E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i dytë i agrobiznesit fierak në fillim të majit

28/04/2010 Marrin pjesë 200 firma

FIER- Në ditët e para të muajit maj do të çelet sezoni i dytë i panairit të agrobiznesit fierak. Këtë fakt e bën të ditur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, Frederik Cuko. Ai ka deklaruar se në këtë panair do të marrin pjesë një numër të madh firmash fermerë që operojnë me aktivitetin e tyre në qarkun e Fierit. “Data 6 maj do të jetë panairi i dytë i agrobiznesit, i cili do të mbahet në qytetin e Fierit, para sheshit të Bashkisë duke kapur një sipërfaqe goxha të konsiderueshme për faktin se ky panair do të jetë i përvitshëm dhe qeveria shqiptare ka përzgjedhur qarkun e Fierit si qarkun më të madh bujqësor dhe blegtoral ndaj panairi do të zhvillohet vit për vit në qytetin e Fierit. Do të marrin pjesë 200 firma. Ne do të përpiqemi që ky panair të ketë vëmendjen e gjithë qytetarëve fierak që të mund të shohin biznesin fierak dhe të lidhin kontrata për të eksportuar prodhimet e bollshme që kultivohen në qarkun e Fierit”. Ky do të jetë panairi i dytë i agrobiznesit pas atij të zhvilluar në muajin prill, në qendër të qytetit të Fierit, i cili u konsiderua i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›