E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme reagon për sulmet në Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të thellë ndaj konfliktit të armatosur në Gaza ku si rezultat gjetën vdekjen mbi 200 qytetarë si dhe u plagosën qindra të tjerë. Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje palëve për qetësi dhe arsye duke shprehur bindjen se palët në konflikt do të dinë të përmbahen duke iu kthyer bisedimeve dypalëshe si e vetmja rrugë në stabilizimin e situatës në të mirë të dy popujve dhe gjithë rajonit në Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›