Shqipëria, i vetmi vend pa Gjykatat Administrative
Tiranë, 28 Dhjetor, 12:39, NOA - Konfindustria kërkon miratimin sa më parë të ligjit për Gjykatat Administrative, duke kujtuar se Shqipëria është i vetmi vend pa këtë Gjykatë.
Konfindustria i ka dërguar një letër kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PS-së Edi Rama.
Përfaqësues të Konfindustrisë, duke e cilësuar një ligj të tillë, me rëndësi për industrinë, kërkojnë konsensusin e të gjithë faktorit politik.
NOA