Një rreng harresës
>Nga Zenel ANXHAKU
Motoja artistike e Dhimitër Anagnostit: Të bëj diçka që të varroset në mendjet dhe zemrat e njerëzve, vetëm kështu mund ti bëj një rreng harresës, shuarjes. Me filmin Gjoleka,djali i Abazit regjisori i mirënjohur ja ka arritur më së miri kësaj motoje të lartë artistike...Që në fillim dua të theksoj se filmi artistik Gjoleka, i biri i Abazit, vepër e regjisorit të njohur, Dhimitër Anagnosti, film të cilin e patëm mundësinë ta shikojmë në ekranet tona televizive, ishte me të vërtetë një këngë polifonike, shumëzërësh, shumëngjyrësh, shumëplanësh dhe shumëidesh. Një këngë polifonike që na vinte nga e kaluara, por që i këndon po kaq mirë të sotmes dhe të nesërmes. Një këngë polifonike për etërit dhe për bijtë, për një raport të fortë aq edhe delikat, për autoritetin dhe dinjitetin, për shpirtin lirik dhe dramatik. Një këngë polifonike jo himnizuese, por realiste dhe prandaj e dashur, e bukur dhe e fuqishme. Një këngë polifonike për të gjitha familjet shqiptare dhe për të gjitha vendlindjet shqiptare. Një këngë polifonike me gjuhen e Kristoforidhit dhe zjarrin e Naimit, me shpirtin det-qytetar të Nolit dhe shpirtin kritik të Migjenit. Sa dashuri, sa befasi, sa mrekulli, sa art. Dhimitër Anagnosti në këtë film siç ka premtuar para disa vjetëve në një intervistë që më ka dhënë i ka bërë një rreng harresës. Ky film nuk i ngjet aspak ca luleve artificiale si ca filma të viteve të fundit, por është një pemë vigane buzë detit të trazuar të kohës. Një natyre e bukur që çdo guidë turistike do tja kishte zili, një mall dhe një zjarr, një dhimbje dhe një thirrje. Gjoleka, i biri i Abazit mund të shikohet në disa plane ashtu sikurse është Etër dhe bij. Por dhe historia e jetës së një mërgimtari. Shumë mirë regjisori i njohur mund ta fillonte filmin në Amerikë e pastaj të kujtonte. Por ai ka parapëlqyer retrospektivën e një fëmije. Kujtimet dhe zakonet. Përsijatjet dhe gabimet. Dashuritë dhe urrejtjet. Përparimet dhe mbapështitë. Sa shumë dashuri për vendlindjen. Sa shumë dashuri për kulturën shqiptare. Për vatrën shqiptare. Për përrallat dhe legjendat. Për këngët. Për gjithçka. Këtë radhë Dhimitër Anagnosti ishte një det dashurie. Që vërshon dhe bekon shpirtin e bukur shqiptar. Arti i Dhimitër Anagnostit është i një cilësie të lartë, është një art qytetar. Një art që shemb dhe që ndërton. Që mohon dhe afirmon. Përveç Lumit të vdekur dhe Gjenaralitndoshta kjo vepër është më shprehësja e identitetit shqiptar. Filmi vërtitet në pak personazhe, në një botë të vogël në dukje..Një familje fshatare e vogël, një baba, një nënë dhe një djalë. Një kumbar. Një fshat. Por kjo botë e vogël nga sekuenca në sekuencë zmadhohet, shumëfishohet, bëhet një univers. Një udhëtim në shpirt. Një udhëtim në këngë. Një udhëtim në mentalitet dhe në individualitet. Abazi kërkon nga djali i tij Gjoleka që të rritet i fortë si njerëzit e maleve. Por bëhet i ashpër. Ashpërsia e tij e kalon masën. Fjala e tij atërore shndërrohet në dhunë, në frikë. Dhe ndëshkohet. Kumbari ndërhyn. Fshatarët ndërhyjnë. Në këtë univers nuk ka të mirë dhe të këqinj. Është një botë komplekse. Vizioni regjisorial, zbatimi, virtuoziteti, aktorët, muzika, dekori, natyra, të gjitha bashkë përbëjnë një simfoni të qartë vlerash, përjetimesh dhe arritjesh. Gjeleka, i biri i Abazit të mbetet në shpirt si ata gurët kilometrikë që të rrëfejnë udhën. Janë gurë kilometrikë të artit tonë. Anagnosti tregon se që të jesh një krijues i vërtetë duhet shumë njohje, shumë dashuri, shumë qytetari dhe atdhetari.
Filmi i tij është një mesazh që përcillet nga shpirti në shpirt, një ekskursion ëndrrash dhe shpresash, një kronikë e gjallë e jetës së një familjeje shqiptare. Familja është qeliza jetësore me e fortë, më e brishtë dhe më misteriozja dhe më e përjetshmja. Dhe këtu përkulet thellë kamera e Dhimitër Anagnostit, mjeshtër Anagnistit. Një aliazh i shumëfishtë kujtimesh dhe vrojtimesh. Duke treguar historinë e një jete familjare shqiptare autori tregon historinë e përbashkët të mijëra familjeve shqiptare në jug dhe ne veri, nga djepi në djep, nga vatra në vatër, nga shekulli në shekull nga konaku në konak. Dhimitër Anagnosti është një akademi e vërtetë e artit për regjisorët e rinj shqiptarë. Me të gjitha filmat e tij. Dhe sidomos me këtë film të shënuar. Ky film mbi të gjitha është një zgjim i kinematografisë shqiptare. Që tregon se neve kemi kapacitete të tilla krijuese me një proces të tillë krijues ku veç anës themelore ndërthuret dhe ana filozofike e kuptimit të jetës të ekzistencës së njeriut. Pse Dhimitër Anagnosti e arriti këtë kuotë të lartë artistike?- Së pari përvoja e tij e gjallë dhe e gjatë kinematografike, një ushtar dhe gjeneral i kinematografisë. Së dyti pasioni i lartë artistik-qytetar. Së treti shpirti kërkues, krijues. Së katërti procesi i veçantë origjinal krijues, së pesti krijuesi-qytetar dhe qytetari-krijues. Dhimitër Anagnosti flet shqip artistikisht. Dhe me këtë film është kthyer në shprehës të artit shqiptar. Pa male nuk ka maja. Dhe Dhimitër Anagnosti arriti deri tek Gjoleka, i biri i Abazit duke kaluar në disa përvoja suksesesh. Modest dhe i qartë, kërkues dhe këmbëngulës, fleksibël, klasik dhe modern, Dhimitër Anagnosti përmbledh në trajektoren e tij artistike, cilësitë më të spikatura të një artisti novator dhe qytetar. Qytetaria e Artit të Anagnostit është e gjallë dhe e qartë. Tek kërkimi i hapësirave të reja krijuese në shërbim të publikut, duke zgjeruar hapësirat krijuese publike nëpërmjet një arti thellësisht personal. Gjoleka, i biri i Abazit është edhe një poemë për identitetin. Shumë është shkruar këto kohët e fundit për identitetin shqiptar. Mendoj se ky film është një pasaportë artistike identiteti. Shikoni këtë film dhe do të shihni një shqiptar të djeshëm të sotëm dhe të nesërm, një shqiptar i të gjithë kohërave,i fiksuar në një planet artistik. Është dhe një film për autoritetin. Autoritetin në të gjitha planet, moral, etik dhe filozofik. Është një film për udhëtimin. Këta njerëz të rritur në male ,buzë detit,janë banorë të maleve,por edhe dashnorë të deteve.Gjithmonë në kërkim, në eksplorim të një jete të re. Ky shartim i jetës së malit me atë të detit përbën një pjesë të identitetit dhe autoritetit. Gjoleka, i biri i Abazit, ka fillim, ka zhvillim, por nuk ka mbarim. Si vetë jeta, mbetet një film i hapur. Në fundin teknik të filmit, në duart e Abazit, bie një letër e Gjolekës që e ka dërguar nga Amerika. Shumë bukur këtu mund të vihet një fund si dhe është bërë. Por mund të jetë edhe një fillim i ri i një pjese të re të filmit. Një film për udhëtimin. Dhe udhëtimi nuk ka fund. Udhëtim në male, udhëtim në det, udhëtim në shpirt, udhëtim në jetë. Po, një rreng harresës.
Po, Dhiumitër Anagnosti i ka bërë një rreng harresës, me artin e tij të angazhuar qytetar, me drit-hijet e tij të mrekullueshme shpirtërore, me uverturën e zërave nga vendlindja, me një polifoni vlerash të papërsëritshme me të cilat ne jemi krenar dhe kemi dinjitetin për tu integruar në Evropë, në botën e qytetëruar. Sot ka një kakofoni të vërtetë vlerash. Që pushtojnë televizionet në të gjitha edicionet. Dhe na lënë me të vërtetë pa hapësirë publike. Me tituj të ndryshëm siNder i kombit ,Qytetar nderi etj, me një përpjesëtim firosh-skarcitetesh të habitshme dhe tronditëse. Skarcitete të tilla të dyshimta fatkeqësisht janë ngjitur deri tek Akademia e Shkencave, me një mediokritet që paguhet rregullisht nga shteti. Me njerëz që edhe vetë në vetvete nuk e dinë pse janë aty ku janë. Apo ndoshta për faktin si i bëjmë masazhin e mëngjesit pushtetit ekzekutiv. Që edhe kur shfaqen nëpër gazeta shkaktojnë reagime dhe irritime. Që nuk jetojnë me popullin dhe për popullin nga taksat e të cilit paguhen,por nga rrogat e larta ta pamerituara dhe nga favoret e dyshimta. Dukuri kjo që opinioni publik e njeh mirë dhe nuk e mirëkupton dhe që ndoshta kërkon një shkrim më vete. Sot quhet vip çdokush që këndon një këngë apo sajon një librushkë dhe flet çapraz nëpër stacionet televizive. Ne, kemi nevojë për vlera të tilla reale dhe të paasgjësueshme nga çdo kohë. Sepse ka disa vlera të vërteta që ju përkasin të gjitha kohërave,