Ministria e Mbrojtjes, në vend të dekoratave jep mbajtëse çelësash
Një arraldist i njohur, zoti Bujar Kardashi, denoncoi dje në "Fiks Fare" veprimet e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila jep medalje false. Duke filluar nga data 01/04/2004 është miratuar ligji 9215 "Për medaljet për personelin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i cili përcakton 72 kërkesat që duhet të përmbushen për të prodhuar një medalje. Jo vetëm që nuk respektohen, por personi që furnizon këtë ministri me medalje jep disa copa teneqeje që nuk kanë asnjë vlerë dhe që nuk kanë të gdhendura simbolet. Madje, ka nga ato që e kanë flamurin shqiptar të stampuar në letra ngjitëse që hiqen lehtësisht me dorë. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se që nga viti 2005 e deri në vitin 2007 janë dhënë 221 medalje. Ndërkohë që nga një kontratë blerjeje që kemi ne në dorë rezulton që në 8 maj 2007 nga kjo ministri janë blerë 430 medalje me shumën 186 mijë lekë. Mirë që janë blerë, por janë teneqe dhe nuk janë ato që parashikon ligji, por janë si varëse çelësash. Arraldistit, Bujar Kardashi, i cili ka punuar në përpunimin e këtyre medaljeve dhe ka marrë pjesë në grupin e punës që ka hartuar ligjin e medaljeve për FA, na tregon mangësitë që kanë medaljet false. Medaljet origjinale kanë vulën të stampuar nga mbrapa, ndërsa ato false kanë nga një shtresë plastmasi të ngjitur, nuk janë të lara me flori siç e kërkon ligji. Duke treguar elementët e një medaljeje origjinale të karrierës, arraldisti na tregon se ajo është treplanëshe, siç e kërkon ligji. Ato janë bërë për të qenë serioze dhe ka figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, si simbol i karrierës më të mirë. Ndërsa në medaljen false figura e tij nuk kuptohet. Mund të jetë fytyra e kujtdo e derdhur në një copë teneqe që nuk ka asnjë lloj vlere. Por arraldisti shkon më tej duke deklaruar se ka konstatuar se "degjenerimi i kësaj pune ka shkuar deri në dekorimin me medalje të tilla false të huajve. Qoftë nga Ambasada amerikane, franceze, atasheu grek me dhjetëra e dhjetëra janë dekoruar me medalje false. Këto medalje janë prodhuar në seri si varëset e çelësave". Vetë arraldisti deklaroi se ka vënë në dijeni Ministrinë e Mbrojtjes për këtë fenomen, por dekoratat vazhdojnë të blihen nga një firmë me të cilën lidhen kontrata dhe mashtrohen ata që dekorohen. "Fiks Fare" nuk u mjaftua me kaq, por gjeti personin që furnizon me këto dekorata Ministrinë e Mbrojtjes. Ai është Mustafa Hamzai. Gazetarët e "Fiks"-it iu paraqitën si përfaqësues të një reparti ushtarak dhe iu prezantuan në emër të një komandanti, komandant Agimit. Në të vërtetë, zoti Mustafa fliste në telefon me njërin nga prezantuesit e emisionit "Fiks Fare", Saimir Kodrën. I kërkuam shtatë medalje të ndryshme, të cilat na i solli të nesërmen.
Blerja e dekoratave për Forcat e Armatosura Shqiptare
Fiksi - Mua komandant Agimi më ka dhënë porosi për ty.
Mustafa Hamzai - Cili Agim?
Fiksi - Agim .....
Mustafa Hamzai - Po Agim ...
Fiksi - Më ka dhënë për të bërë këto dhe më ka thënë kështu, pesë dekorata.
Mustafa Hamzai - Pesë copë, e?
Fiksi - Po.
Mustafa Hamzai - Për kur i do këto?
Mustafa Hamzai - Më jep pak numrin e repartit.
Fiksi - Ja ta marr se nuk e di përmendësh.
Flet në telefon me komandantin ( me Filipin )
Fiksi - Do i flasësh pak këtij zotërisë që do medaljet ti se do të të flasë?
Mustafa Hamzai - Alo, hë more komandant? Ǒkemi zoti Agim mirë? Miçi jam, ça bën? Si ke qenë? Sa copë do? 2,3,5,7 copë? Dëgjo se janë disa që vonohen pak, kur të duhen kështu? Për sot jo, por do t‘i shohim të hënën aty dhe t‘i mbarojmë them. Të hënën t‘i bëjmë gati. Shëndet e gjithë të mirat!
Fiksi - Atëherë do të të lë ndonjë kapar apo ndonjë gjë apo kur t‘i marr?
Mustafa Hamzai - Jo, jo asnjë gjë.
Fiksi - Ai më tha mua çmimin normal, por më tha mua do të të lerë ndonjë kafe ai vetë, më tha.
Mustafa Hamzai - Po nuk diskutohet ajo. Tani të hënën do takohemi ne.
Të nesërmen
Fiksi - Si ia kaluat? Se nuk ma prezantove këtë zotërinë?
Mustafa Hamzai - Bashkë jemi, punojmë bashkë. Tani ty vetëm një të mungon.
Fiksi - Cila mungon?
Mustafa Hamzai - Ajo "Repartit i shquar", por nesër do ta sjellim dhe atë.
Fiksi - Po mirë i kam ato të tjerat?
Mustafa Hamzai - Po 6 copë.
Fiksi - T‘i marr? I ke tani me vete?
Mustafa Hamzai - Po ore në makinë janë.
Fiksi - Sa të detyrohem?
Mustafa Hamzai - Ne një 10 mijë lekëshe (të vjetra) do të ta japim ty si person. 56 minus 10-shen që po ta japin ty, e kupton se, një 10-she e keni ju.
Fiksi - Po
Mustafa Hamzai - Tani i bie me 46.
Fiksi - Me 46 herë 6
Mustafa Hamzai - 46 herë 6, ja ta bëjmë me lapës. 276 mijë, e bëra. Mirë? Ti merr ato të tuat dhe i gëzofsh!
Fiksi - Ku i ke në makinë jashtë?
Mustafa Hamzai - Po,po. Jemi seriozë neve o burrë. Kur do vish prapë?
Fiksi - Nesër vij.
Mustafa Hamzai - Jo, jo kam hall për të tjera.
Fiksi - Cilën nuk më ke bërë ti mua?
Mustafa Hamzai - Repart i shquar
Fiksi - Të tjerat janë në rregull? "Qitës","Karriere" e të gjitha ç‘janë këto? Unë të kam kërkuar...
Mustafa Hamzai - Më ke kërkuar dy "Qitës i dalluar", tre të "Karrierës", një e ke "Repart i shquar" që mungon
Fiksi - A m‘i ke bërë të mira?
Mustafa Hamzai - Ja o burrë. Ne ia kemi bërë gjithë ushtrisë
Fiksi - Ju ia keni bërë gjithë ushtrisë? Epo mirë i kam pa merak.
Mustafa Hamzai - Pa merak. I ke të shkruara në anë. Dy "Qitës i dalluar", shënoje aty.
Fiksi - "Qitës i dalluar", ok futi ato. Tjetër?
Mustafa Hamzai - Tre të "Karrierës". Ja ku i ke të shkruara.
Fiksi - Këto janë të "Karrierës", tre dhe u bënë 5.
Mustafa Hamzai - Dhe një "Shpëtoi jetë", 6.
Fiksi - "Shpëtoi jetë ", 6.
Mustafa Hamzai - Je i kënaqur? Hajt mirupafshim.