E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Fier-Lushnjë, pa mbikalime edhe pas katër vjet punimesh

Ndonëse duhet të kishin përfunduar qysh vitin e kaluar, mbikalimet e autostradës Lushnjë-Fier ende nuk janë vënë në funksionim. Në projekt ishte parashikuar ndërtimi i pesë mbikalimeve të hekurta për këmbësorët dhe 4 mbikalimeve prej betoni për automjetet, por kjo duket të jetë vetëm një premtim. Pas afro katër vjetësh nga nisja e punimeve, ky segment rruge vazhdon të jetë një makth i banorëve të zonës, pasi pjesë të kësaj rruge janë shumë të ekspozuara dhe jo rrallëherë janë bërë burime aksidentesh. Veç rrezikut për jetën e banorëve, vonesat në punime kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›