E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektligji për sigurinë në punë

TIRANë- Komisioni parlamentar i Punës dhe çështjeve Sociale ka miratuar sot projektligjin e ri “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. Ministri i Punës, Spiro Ksera ka deklaruar se drafti është hartaur sipas standardeve të Bashkimit Europian. Ai parashikon si detyrim për punëdhënësin vlerësimin e rreziqeve që burojnë nga ushtrimi i aktivitetit që në fazën e hartimit të projektit të ndërmarjes. Një tjetër risi e projektligjit është sigurimi i mjekut të punës në çdo ndërmarrje, private apo shtetërore. Në komision kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e sindikatave, të cilët e kanë mbështetur draftin e Ministrisë së Punës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›