Ndërkombëtarët apel për pavarësinë e institucioneve
TIRANE- Në prag të tryezës politike nga e cila pritet ti jepet një zgjidhje situatës në Shqipëri ndërkombëtarët forcojnë thirrjet për pavarësinë e institucioneve në vend. Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Britanisë së Madhe dhe OSBE-së, të ftuar në një tryezë mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese ju referuan zgjedhjeve si standard i rëndësishmën për demokracinë në vend. Sipas kryediplomatit amerikan ëithers, procesi zgjedhor vjen si koordinim i disa hallkave. “Zgjedhjet janë pjesë e rëndësishme e një demokracie, ato duhet të zhvillohen në koordimin të plotë me institucionet e mirëqeverisjes, institucioneve demokratike si dhe pavarësisë së një shteti demokratik. Në funksionimin e tyre institucionet duhet të përballen me Kushtetutën dhe kësisoj edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të gjykatës duhet të bëhet sipas ligjit themeltar të shtetit. Vetëm kështu mund të sigurohet pavarësia e një prej gjykatave më me peshë në demokracinë e një vendi.” theksoi ëithers. Kreu i OSBE-së Bosch , i ulur në tryezë pak minuta pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi nënvizoi se politizimi i institucioneve është kyci i pavarësisë në Shqipëri. “E rëndësishme për funksionimin e demokracisë në Shqipëri është që të parandalohet politizimi i cdo institucioni në vend, në mënyrë të vecantë për institucionet e sistemit gjyqësor dhe Gjykatës Kushtetuese.” u shpreh Bosch. Kryediplomatja britanike u përqëndrua në transparencën e emërimeve në gjykatë , si celsin e suksesit të një procesi me rëndësi në Shqipëri. “Ruajtja e demokracisë është e rëndësishme në një vend dhe në këtë drejtim Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm ” u shpreh ambasadorja britanike. Ndërkombëtarët prej muajsh kanë bërë thirrje për reformën në drejtësi, ligjet për të cilën kërkojnë votat e opozitës në parlament, por tanimë ata kërkojnë përqëndrim dhe vullnet edhe për përbërjen e re të gjykatave më të rëndësishme në vend. Qëndrimet e të huajve vijnë vetëm pak ditë përpara përfundimeve të afatit për depozitimin e kandidaturave pranë Presidentit Topi për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese si dhe 2 vendet në Gjykatën e Lartë. (e.n/News24/BalkanWeb)