Ministria e Punës deklaron 315 fëmijë të rrugës, shoqatat e huaja tre fishin
Ambasadori hollandez në Tiranë Van Den Dool në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve, i bëri apel politikës shqiptare ti japë fund shfrytëzimit të fëmijëve. Më duket e papranueshme që në një vend si Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe aspiruese për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian ka akoma fëmijë që punojnë e jetojnë në rrugë. Kjo është një thirrje e fuqishme për të gjithë politikanët e këtij vendi që t'i japin fund kësaj situate, u shpreh Den Dool. Mësohet se gjatë periudhës së verës, fëmijët dërgohen për të lypur në plazhe por edhe në Kosovë. Përfaqësuesit e shoqatave flasin për shifra shumë të larta të fëmijëve që shfrytëzohen në rrugë. Në ditën Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, futbollisti Altin Lala,i ka ftuar fëmijët e rrugës të pranishëm në këtë aktivitet, të luajnë sëbashku me të në fushë. Në këtë aktivitet përfaqësuesit e Ministrisë së Punës, Bashkisë dhe Rendit kanë apeluar për të ndalur punën e fëmijëve.
Femrat e mbuluara apelojnë: Jemi të diskriminuara
Ndonëse ligji nuk ndalon punësimin e personave që respektojnë ritet fetare të besimit islamik që ka të bëjë me veshjen, femrat të cilat kanë marrë një vendim të tillë ndihen të diskriminuara kur u drejtohen institucioneve të ndryshme për punë. Mimoza Dani, mësuese e Medresesë thotë se shamia është problem për punësimin, pavarësisht aftësive të vajzave dhe grave. Një shqetësim te tille e ngre dhe drejtori i Medresesë në Tirane ku dhe arsimohen shumica e vajzave te veshura, pasi ka patur raste të përsëritura ku nxënëse te veshura nuk janë lejuar të ndjekin arsimin e lartë në universitete të vendit. Në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ndalohet veshja më shami për femrën, nuk është e drejtë që të mos pranohen nëpër institucione, u shpreh Hiqmet Patozi, drejtor i Medresesë. Në një projekt të mbështetur nga ambasada amerikane mbi probleme të ndryshme të komunitetit, nxënëset e klasës së dhjetë ndryshe nga herë te tjera ku kishin diskutuar për alkoolin duhanin e te tjera, këtë radhe kishin përzgjedhur temën Mbulimi i femrave. Në këtë aktivitet merrte pjesë zëvendësambasadorja amerikane Debora Xhons e cila u njoh dhe me rezultatet e këtyre nxënësve në konkurse ndërkombëtare.