Ministria e Shëndetësisë do të hartojë një strategji për mbulimin e spitaleve me mjekë
Mjekët do të shkojnë edhe pa dëshirën e tyre në zonat e thella. Detyrim rritja e pagës dhe mungesa e punësimit në spitalet e mëdha
Emanuela Sako
Spitalet e rretheve do të mbulohen me mjekë në të gjitha shërbimet. Ministria e Shëndetësisë do të përgatisë bazën ligjore për ta bërë më konkrete këtë nismë, e cila vitet e fundit është shfaqur tepër e domosdoshme. Burime nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se në këtë nismë konkrete do të përcaktohet mënyra e mbulimit me mjekë të spitaleve të rretheve. Një element i rëndësishëm do të jetë edhe paga me të cilën do të vlerësohen mjekët që do të shkojnë në zonat e thella. Po kështu, do të vendoset edhe një mënyrë detyruese për mjekët që nuk dëshirojnë të punojnë në këto spitale. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, menjëherë pas emërimit të saj në krye të Ministrisë, ndërmori një tur në të gjithë spitalet e vendit ku evidentoi gjithë problemet konkrete me të cilat hasen pacientët çdo ditë. Një prej tyre ishte edhe mungesa e mjekëve, jo vetëm e atyre specialistë, por edhe mjekëve të përgjithshëm. Specialistët e Shëndetësisë do të hartojnë bazën ligjore dhe masat konkrete për nxitjen e mjekëve për të punuar edhe në spitalet e largëta të vendit. Duket se mënyra kryesore e nxitjes për të punuar në këto zona do të jetë vlerësimi nëpërmjet shumës që do të marrë një mjek në fund të muajit, e cila për këtë kategori mjekësh do të ketë rritje.
Situata
Situata në spitalet rajonale në rrethe të ndryshme të vendit shfaqet tepër e vështirë. Spitalet e rretheve kanë mungesë të theksuar të mjekëve. Autoritetet shëndetësore kanë përcaktuar se cilat janë spitalet më problematike të vendit, duke cilësuar dhe shërbimet që nuk kryhen në këto spitale. Spitalet me mungesa më të dukshme të mjekëve janë një pjesë e madhe e spitaleve në Veri të vendit, si në Kukës, Tropojë, Dibër etj. Probleme të mungesës së mjekëve janë evidentuar edhe në Jug të vendit, ku mund të përmenden Spitali Rajonal i Tepelenës, i Gjirokastrës, Sarandës etj. Shërbimet shëndetësore mbulohen në spitalet e rretheve të mëdha, ku mund të përmendet Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, si dhe të gjitha ata spitale që kanë numër më të lartë popullsie dhe janë më afër kryeqytetit. Për shkak të rritjes së numrit të spitaleve që kanë mungesë të theksuar të personelit mjekësor, ministrja e Shëndetësisë deklaroi në një nga seancat parlamentare se do të bëjë reformë të thellë në këtë pikë. Sipas saj, mjekët duhet të kthehen me “detyrim“ ose me dëshirë në vendet nga kanë ardhur. Godo theksoi se duhet që këta mjekë të marrin një pagë apo dy paga shtesë për të pranuar vendin e punës në një nga këto spitale. Ndërkohë që i kërkoi kryeministrit që të merrej seriozisht me këtë çështje, pasi situata në rrethe është tepër alarmante.
Mjekët
Mjekët e vjetër në profesion dhe ata të rinj preferojnë gjithmonë spitalet e mëdha për të ushtruar profesionin e mjekut, ndërsa spitalet e rretheve ngelen të paplotësuara në disa shërbime. Asnjë nga studentët e Mjekësisë apo mjekët e vjetër nuk preferojnë të shkojnë në rrethe për arsye të ndryshme. Në spitalet rajonale në rrethe të largëta të vendit mungon infrastruktura mjekësore dhe fitimet nuk janë aq të majme sa mund të fitohet në një spital të madh. Po kështu, çështje tjetër është se mjekët në qytetet e mëdha kanë mundësi dypunësimi, si në shtet dhe në privat. Kjo është një situatë që i josh së tepërmi mjekët për arsye të ushtrimit të profesionit në të dy sektorët dhe fitimet do të jenë edhe më të mëdha. Madje, në disa rrethe të vendit janë rikthyer në punë mjekët specialistë që kanë dalë në pension. Kjo është bërë me kërkesë të drejtorive të spitaleve, të cilat i kanë vendet bosh dhe nuk ka mundësi kurimi për pacientët.
Rastet kur mjekëve specialistë u shtyhet pensioni
Një pjesë e madhe e mjekëve specialistë vazhdojnë të punojnë në qendrat spitalore, edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit. Burime nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se kjo vjen për shkak të mungesës që kanë spitalet e rretheve të largëta për mjekë specialistë. Kjo kategori mjekësh punon me orare të kufizuara për shkak të nevojave që kanë spitalet në një shërbim të caktuar. Kështu, specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë shpjegojnë se mjekët pensionistë nën moshën 65 vjeç mund të aktivizohen në klinikat e QSUT-së, apo në klinikat e tjera të vendit deri në 10 orë punë në javë. Përsa i përket pagesës, ajo vendoset nga fondi i pagave, e cila mund të përballohet nga buxheti i QSUT-së. Të gjitha kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e këtyre mjekëve përcaktohen nga ministri i Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë nxjerr udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi. Numri i mjekëve që lejohen të punojnë në këtë mënyrë është i madh, sidomos në zonat e thella të vendit. Këto të fundit janë pothuajse të pambuluara me mjekë specialistë dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka lejuar që mjekët e moshuar të vazhdojnë të punojnë me një kuotë të caktuar, përveç pensionit. Arsyet që këta mjekë lejohen të punojnë në Shëndetësi edhe pse kanë mbushur moshën e pensionit, bëhet për shkak të nevojave që kanë spitalet për mjekë specialistë. Spitalet mund të kenë mungesa të mjekëve specialistë në një shërbim të caktuar dhe deri në momentin e zëvendësimit me një mjek tjetër do të qëndrojnë në punë, deri në një urdhër të ri. Po kështu, mjekëve u shtyhet pensioni në rastet kur volumi i punës është shumë i madh dhe nuk mund të përballohet nga numri i mjekëve që janë dispozicion. Një arsye tjetër që kjo kategori mjekësh është e detyruar të qëndrojë në punë ndodh për shkak të nevojës që kanë mjekët e rinj për transmetimin e përvojës mjekësore nga mjekët e vjetër te brezi i ri.
30 Shtator 2008