E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë, vendet ku do të ndërtohen Qendrat Shëndetësore

Buxheti që parashikon ministria dhe pushteti vendor për rikonstruksione dhe ndërtime të reja

Emanuela Sako

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar buxhetin për ngritjen e disa Qendrave Shëndetësore dhe rikonstruksionin e të tjerave, në të gjithë vendin. Ministria ka përcaktuar zonat se ku do të ngrihen qendrat e reja shëndetësore për shkak të mungesës dhe kërkesave të mëdha. Projekti i ministrisë ka nisur që në vitin 2007 dhe po vazhdon të zbatohet në të gjitha poliklinikat e vendit dhe të kryeqytetit edhe për këtë vit. Fondi i përcaktuar për ndërtimin e Instiutucioneve Spitalore të Kujdesit Parësor, për vitin 2008, është në vlerën 2.301.000 lekëve. Ndërsa, Grandi i Pushteti Vendor shkon në shifrat e 380.000 lekëve. Sipas projektit është parashikuar ngritja dhe rikonstruksioni i 170 Qendrave shëndetësore, përfshirë poliklinikat dhe ambulancat. Projekti përfshin të gjitha zonat e vendit, ku ngritja apo rikonstruksioni i qendrave është i domosdoshëm për banorët e zonave.
Investimet
Investimet e bëra në fushën e shëndetësisë për ndërtime dhe rikonstruksione të Qendrave Shëndetësore përfshijnë të gjithë vendin. Vlera e investimeve të kryera shkon në shumën e 268.100.000 lekëve, e shpërndarë sipas kostos së përcaktuar për secilën qendër. Për ndërtime të reja shuma e përcaktuar do të shkojë 20 milion lekë. Ndërsa për rikonstruksionin e poliklinikave dhe ambulancave është parashikuar që të jetë 55.6 milion lekë. Ministria e Shëndetësisë përfshin në koston e investimeve edhe pajisjet mjekësore, me të cilat do të kryhen zëvendësimet me ato të vjetrat apo të gjitha pajisjet që mungojnë. Po kështu, është akorduar një fond i posaçëm edhe për
pajisjet në shtretër apo komodina për dhomat e qendrave, për të cilat janë akorduar 12.3 milion lekë.
Zonat
Projekti parashikon rikonstruksione për Qendrat Shëndetësore që kanë nevojë për ndërhyrje për shkak të amortizimeve dhe mungesave në pajisje. Po kështu, në disa rrethe të vendit është e nevojshme ndërtimi i qendrave të reja shëndetësore. Projekti i planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë parashikon rikonstruksionin e disa Poliklinikave në disa rrethe të vendit, së në: Tiranë, Fushë –Krujë, Memaliaj, Durrës, Vorë, Korçë etj. Njëkohësiht, është vendosur që të ndërtohen disa qendra të reja në Shkozet, Tiranë, Vau Dejës etj. Ministria ka parashikuar që projekti të përfundojnë brenda vitit 2008.

Struktura e Investimeve

Ndërtime të reja 20 milion lekë

Rikonstruksione 55.6 milion lekë

Paisje mjekësore 65 milion lekë

Paisje hotelerie dhe mobilimi 12.3 milion lekë

TVSH, kosto lokale, të ardhura dytësore
proj-superviziv 77.2 milion lekë

Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat

Ndërtime të reja të Q.SH dhe Ambulancave rreth 127

Rikonstruksione Q.Sh dhe Ambulancave rreth 48

Rikonstruksioni i poliklinikave të mëdha në:
Paskuqan 1
Fushë-Krujë 1
Memaliaj 1
Durrës 1
Vorë (disa Qendra Shëndetësore)
Gërdec (fshatrat rreth Gërdecit) 5
Tiranë 11
Korçë (të gjitha Poliklinikat)

Ndërtime të reja:
Vau Dejës
Shkozet
Durrës
Kavajë
Tiranë

Investime për vitin 2008

Institucionet shëndetësore 2.301.000 lekë

Grandi iPushteti Vendor 380.000 lekë

Plazhet e ndotura, 40 për qind pacientë më tepër se një vit më parë

Numri i qytetarëve që shkojnë në spitale nga problemet që shkaktojnë temperaturat e larta është më i madh se një vit më parë. Mjekët pohojnë se numri i pacientëve që drejtohen çdo ditë në Qendrat Shëndetësore është 30 deri në 40 për qind më shumë se vitin e kaluar. Problemet më të mëdha janë ato të shfaqura në lëkurë për shkak të ndotjes së plazheve dhe pishinave. Pishinat dhe plazhet e vendit, duket se nuk i ofrojnë kushtet e përshtatshme për të pritur pushuesit. Mjekët sqarojnë se problemet më të mëdha nga ndotja e ujit shfaqen në lëkurë, ku më problematike janë myku i lëkurës, infeksionet e ndryshme, apo alergjitë. Numri më i madh i pacientëve është gjatë fundjavës, pasi kjo është koha kur qytatarët i drejtohen më tepër ujit të pishinave apo të plazheve. Dermatologët sqarojnë se edhe klorinimi i tepërt që i bëhet ujit të pishinave mund të jetë i demshëm. Problemet më të mëdha shfaqen tek sytë, pasi irritohen nga kontakti me ujin e klorinuar. Ndërkohë që, numri i pacientëve shtohet çdo ditë e më tepër në Urgjencën e Tiranës, për shkak të temperaturave të larta. Vetëm brenda 24 orëve në urgjencë janë paraqitur rreth 65 persona me simptoma nga më të ndryshmet si pasojë e rritjes së vazhdueshme të temperaturave. Sipas personelit shëndetësor të kësaj urgjence, ky fluks ka qenë i pranishëm gjatë gjithë këtyre ditëve, ndërkohë që personat që vuajnë pasojat e vapës janë më shumë të moshuarit dhe fëmijët. Sipas mjekëve të urgjencës, situata është nën kontrroll, por flitet që fluksi i pacientëve të vazhdojë. Një fluks pacientësh ka patur dhe urgjenca e pediatrisë, në QSUT, ku shumica kanë qenë fëmijë të moshës deri në 5 vjeç. Javën e kaluar, numri i të vegjëlve që shkuan në Pediatri ka arritur rreth 200 vizita në ditë.

Ndërtohet shkolla e re në Shënavlash,

Rreth 700 nxënës në Shënavlash të Durrësit, në shtator do të mësojnë në një shkollë të re me kushte bashëkohore. Investimi prej 750 mijë euro për ndërtimin e kësaj shkolle u financua nga buxheti i shtetit, granti konkurrues, në kuadrin e turit të ndërtimit të shkollave në të gjithë vendin. Në inagurimin e shkollës së re në Shënavlash, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Arsimit Genc Pollo.

Qendrat rezidenciale për fëmijët në nevojë, drejt transformimit

Fëmijët jetimë dhe ata në nevojë pritet të trajtohen në qendra të tipit shtëpi-familje, ndryshe nga tani kur ata trajtohen në qendra rezidenciale, një zgjidhje në mbrojtje të tyre, por jo më e mira. Aktualisht, shërbimet rezidenciale për fëmijët janë në fazën e transformimit, me mbështetje të Bankës Botërore. Transformim i tyre do të thotë që shërbimet duhet të shkojnë atje ku janë përfituesit dhe lindin nevojat e tyre, për të mbështetur dhe ndihmuar individin, familjen ose komunitetin.

7 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›