Ahengu çmend banorët e Plazhit, hetim për pronarin e tavernës
Banorët e Lagjes Nr. 13 në Durrës denoncojnë pronarin e lokalit
ë Lagjen Nr. 13 në Durrës, të cilën e ka në pronësi, Kllogjiri ka lejuar përdorimin e një volumi shumë të lartë të muzikës nga orkestra dhe këngëtarët duke shqetësuar banoret që jetojnë përreth. Burimet zyrtare të policisë vendore shprehen se i kanë materialet prokurorisë për ndjeke në gjendje të lirë ndaj shtetasit Ndriçim Kllogjiri, i cili akuzohet për veprën penale të “prishjes së qetësisë publike”.
Zhurmat
Në një raport të publikuar nga Ministria e Mjedisit gjatë këtij viti për ndotjen akustike, rezulton se ende mbeten shqetësim zhurmat që shkaktohen gjatë natës. Në testimet e bëra në disa rrethe kryesore të vendit, si Tirana, Durrësi, Saranda, Korça, Elbasani, etj.. Sipas konkluzioneve të këtij raporti që është bërë për periudhën mars – dhjetor 2007, ka një rritje të ndjeshme të ndotjes akustike gjatë orëve të natës, në ndryshim nga orët e tjera të ditës, ku të dhënat janë sipas parametrave të përcaktuara. Tashmë pushuesve dhe banorëve të Plazhit nuk iu duhet të përballohen vetëm me vjedhjet e shumta që kanë ndodhur në këtë zonë, apo nivelit të lartë të ndotjes, por edhe me ahengun që bëhet nëpër lokalet përgjatë bregdetit.
Gjykata e Tiranës lë në burg Ylli Kelmendin
TIRANË - Gjykata e Tiranës dha të shtunën masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Ylli Kelmendi, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia. Sipas akuzës, Kelmendi akuzohet “për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Arrestimi i Kelmendit u bë tri ditë më parë në rrugën “Xhorxh Bush”, në afërsi të Kuvendit në Tiranë. Mësohet se Kelmendi nuk ka pranuar të kontrollohet nga policia dhe ka goditur dy prej tyre. Përforcimet në radhët e policisë kanë çuar në ndalimin dhe më pas në dërgimin e tij në qeli. Gjatë kontrollit atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “TT”, me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje. Burimet policore thanë se dy punonjësve të policisë, të dëmtuar nga Kelmendi, iu dha menjëherë ndihma mjekësore. Ndaj Ylli Kelmendit, i cili ishte dëshmitari kryesor në vrasjen e shokut të tij, Fatmir Rama, disa vite më parë në ambientet e një kartodromi në periferi të Tiranës, u mor masa e arrestit për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
7 Korrik 2008