Më së miri jetohet në Francë

Klasifikimi botëror i vendeve ku jetohet më mirë, ka nxjerrë se francezët jetojnë më mirë, kanë më pak brenga për punë, gëzojnë më shumë liri, ka mundësi më të mira për të shfrytëzuar kohën e lirë dhe vendi cilësohet si mjaft i bukur.
Franca renditet aktualisht si vendi i parë në botë sa i përket cilësisë së jetesës, sipas një studimi botuar në revistën globale “Living International”.
Pas Francës renditen Australia, Zvicra, Gjermania, Zelanda e Re, Luksemburgu, Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Kanadaja, Italia, Holanda, Norvegjia, Austria, Lihtenshtajni, Malta,
Danimarka dhe Spanja.
Renditja e ulët e SHBA-së në këtë studim shpjegohet me rënien e standardit të jetesës pas krizës ekonomiko-financiare, e cila ka shtuar problemet e jetesës dhe të sigurisë së qytetarëve në këtë vend.
Parametrat ku është bazuar studimi për të vlerësuar cilësinë e jetesës janë kostoja e jetesës, kultura dhe rekreativiteti, gjendja ekonomike, klima dhe mjedisi, liria personale, kujdesi shëndetësor, si dhe siguria e brendshme.