Prifti: Nuk ka përkeqësim të situatës

Niveli i Fierzës është rritur me rreth 21 cm, deklaroi ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti ndërsa në dy hidrocentralet e tjera niveli është ulur. Megjithatë vazhdoi Prifti nuk parashikohet një përkeqësim i situatës .
Për monitorimin e gjendjes pritet që ditën e hënë të mbërrijë një grup specialistësh për digat nga Italia.Këta specialistë vazhdoi më tej Prifti do inspektojnë digat të paktën deri sa të stabilizohet gjendja.
Ndërkohë që është ulur prodhimi i energjisë dhe si rezultat edhe eksporti. Prifti deklaroi se shuma e mbledhur nga eksporti i energjisë kap shifrën e 1 - 1.5 milionë euro.