Përmbytjet,OSSH:Energji elektrike për 24 orë

Drejtori i Përgjithshëm i OSSH Jozef Hejsek ka garantuar se edhe pas situates nga përmbytjet në veri vendi do të këtë 24 orë energji elektrike. Hejsek duke treguar për situatën në të cilën ndodhet OSSH-ja pas përmbytjeve në Shkodër ka pohuar se në 38 kabina është ndërprerë energjia elektrike pasi ato janë përmbytur.
Më tej ai ka shtuar se i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Mbrojtjes kur situata në nënstacione të përkeqësohet dhe ka pohuar se OSSH ka ofruar 10 milionë lekë që emergjenca civile ti përdor për ndihmë ndaj banorëve të zonave të përmbytura.
Por Hejsek ka sqaruar edhe poziocionin e OSSH në blerjen e energjisë nga KESH, ku ka treguar se është importuar energji nga kompani të tjera pasi ato kanë pasur një çmim më të ulët se KESH. Por Drejtori i Përgjithshëm i OSSH ka pohuar se brenda 10 ditësh do të realizojë një tender për blerjen e energjisë ku përparsi do ti jepet KESH.