E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria heq përgjegjësinë nga mjekët për vdekjen e pacientit

Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj vdekjes së një pacienti dy ditë më parë në Spitalin e Kuçovës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti ka ndërruar jetë nga Insuficienca Cardiorespiratore e formës së rëndë dhe Astma Bronchiale e formës së rëndë e pastabilizuar dhe jo nga mungesa e oksigjenit në këtë spital.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zhaneta Tomçini, theksoi se nga verifikimet e ekspertëve rezultoi se në këtë spital ka 21 bombula të pajisura me reduktor dhe katër të tjera me reduktor për çdo ambulancë me sistem të instaluar oksigjeni në urgjencë, patologji, pediatri dhe maternitet. Pacienti që ka humbur jetën ka vuajtur prej vitesh nga Astma Bronchiale, e pastabilizuar, e pamjekuar rregullisht prej 10 vjetësh. Specialisti i Alergologjisë, Agim Muhameti, shprehet se pacienti nuk ka marrë rregullisht ilaçet për sëmundjen e mësipërme, por ka përdorur vetëm Ventolin, Euphelinë dhe Prednizolon, sipas dëshirës. Pacientit i është këshilluar shtrimi në spital që para 6 muajsh, por ka refuzuar shtrimin. Në datën 19 shkurt pacienti është paraqitur në urgjencë, por pasi ka dalë nga makina ka rënë menjëherë përdhe dhe megjithëse është ndihmuar nga infermieret e urgjencës ka kaluar në ekzitus, pasi gjendja e tij ishte rënduar gjatë ditëve të fundit. Dy ditë më parë ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve që kishte marrë nga sëmundja, të cilën nuk e ka kuruar rregullisht.

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›