E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e lane te takoje vajzen, plagos gruan dhe vjehrrën

Tiranë – Shkon të takojë vajzën, por gruaja dhe vjehrra nuk e kanë lejuar ta realizojë këtë. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, ku sipas policisë, nënë e bijë janë rrahur nga babai, i cili mësohet se jetë punonjës i sigurisë në Ambasadën Amerikane. Sipas burimeve, i shqetësuar nga fakti që nuk ka mundur të takojë të bijën, 31-vjeçari nuk ka ditur më çfarë të bënte, ndaj dhe iu është “shkarkuar” dy grave të pambrojtura. Përparim Vrapi ka rrahur me forcë këtë të fundit dhe vjehrrën e tij. Kjo ka qenë skema e ngjarjes së zhvilluar para vajzës së mitur, pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë, të cilët bëjnë të ditur se tashmë Elona Paço dhe Violeta Paço janë çuar në Spitalin Ushtarak, ku edhe po marrin ndihmën e mjekëve. Gjithashtu mësohet se Violeta Paço ndodhet në një gjendje më të rëndë se e plagosura tjetër, Elona Paço. Ndërkohë, burimet e policisë bëjnë të ditur se menjëherë pas ngjarjes është arrestuar autori, Përparim Vrapi. Ky i fundit mësohet të jetë në një proces divorci me bashkëshorten e plagosur.

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›