E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër trajnimi për specializimin e mjekëve dhe infermierëve

Ministria e Shëndetësisë po përfundon aktet ligjore për ngritjen e një qendre trajnimi për mjekët dhe infermierët. Formimi i vazhduar nëpërmjet Qendrës së Formimit të Vazhduar do të vërë në dukje nevojat për trajnim të kategorive të ndryshme të personelit shëndetësor. Nëpërmjet trajnimeve të ndryshme do të vihen re fushat më problematike të mjekësisë, ku do t’i kushtohet më shumë vëmendje trajnimeve në vazhdim. Fillimisht, kjo qendër do ta ushtrojë aktivitetin në Tiranë, ndërsa në faza të mëvonshme qendra të tilla do të ngrihen në të gjitha qarqet.
Trajnimi i vazhdueshëm i personelit shëndetësor do të rinisë gjatë këtij viti me specializime pasuniversitare për mjekët pas disa vitesh shkëputjeje. Ngritja e kësaj qendre, që do të realizohet brenda këtij viti, është një nismë që po ndërmerret në bashkëpunim me Kooperacionin zviceran, me synim formimin e vazhduar të personelit mjekësor në vend.

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›