Zgjedhjet, Uidhers takon Berishën
Autori i Lajmit: red.
Kreu i mazhorancës qeverisëse, Berisha, pati një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers, me të cilin diskutoi mbi Samitin e NATO-s në Strasburg, në datat 3-4 prill 2009, ku Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut, bënë të ditur burime pranë zyrës së shtypit të qeverisë. Duke e cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si ngjarja më e madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë pas pavarësisë së saj, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Uidhers, " mirënjohjen më të thellë, për përkrahjen dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria amerikane, në veçanti presidenti Bush dhe tashmë presidenti Obama dhe administrata e tij, i dhanë Shqipërisë për realizimin e këtij projekti madhor kombëtar për të gjithë shqiptarët". Në takim u diskutua gjithashtu mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të zhvillohen më 28 qershor. Kryeministri e siguroi ambasadorin amerikan se "qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar dhe po bën çdo përpjekje për të garantuar suksesin e tyre, si zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, të lira e transparente, konform të gjitha standardeve ndërkombëtare".
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009