E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën pas operacionit 17-vjeçarja

Autori i Lajmit: red.
Vdekja e një 17-vjeçareje nga Korça ka çuar në proces hetimi një mjek të QSUT-së. Bëhet fjalë për mjekun Xhevahir Hoxhallari,i cili po hetohet pas vdekjes së Matilda Petritit, disa ditë pasi i është nënshtuar një operacioni për heqjen e bajameve. Por nën akuzë duket se nuk do të jetë vetëm ai, por dhe disa mjekë të tjerë, të cilët do të akuzohen për "mjekim të pakujdesshëm" ndaj adoleshentes së vdekur. Sipas burimeve mësohet se mjeku Hoxhallari mund të akuzohet për vdekjen e Matilda Petritit, vajzës që humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën e këtij mjeku në Pogradec. Raporti i Mjekësisë Ligjore bën përgjegjës bluzat e bardha për shkakun e hemorragjisë dhe moskujdesin gjatë analizave që i janë bërë 17-vjeçares para operacionit.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›