E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 1-vjeçarja, dënohet mjekja

Autori i Lajmit: red.
Një foshnje 1 vjeçe humbi jetën pakujdesia e mjekes pediatre dhe për këtë ajo do të duhet të paguajë vetëm 150 mijë lekë gjobë. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se Gjykata e Korçës shpalli fajtore mjeken e spitalit rajonal, Zhaneta Babliku për vdekjen e foshnjes, K.Ll, nga fshati Sul i Devollit. Vendimi është dhënë pak ditë më parë plot dy vjet pas ngjarjes. Organi i akuzës pas padisë së prindërve, ka mundur të sigurojë prova të mjaftueshme kundër pediatres. “Foshnja ka vdekur për faj të mjekes dhe për këtë ajo shpallet fajtore për veprën penale të vdekjes nga pakujdesia”, - vendosi gjykata, duke shtuar se mjekja mund të ndërhynte në kohë për të shpëtuar vajzën.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›