E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrit Mediu iu soll në vëmendje rasti i Gramshit

Pak ditë në parë gazeta “Panorama”, publikoi një dokument të firmosur nga Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha, që i adresohej ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

 Letra me lëndë “Prononcim për kërkesën e firmës ‘Southern Ammunition Co.’, kishte në qendër të saj pamundësinë e furnizimit të Gërdecit në një kohë të shpejtë me predha artilerie, që të kishin gëzhojë të çmueshme prej tunxhi. Nëpër rreshta, Gjenerali Hoxha, e mbështet ministrin për demontimin industrial të municioneve, si në rastin e Gërdecit, duke e kujtuar se “mungesa e poligoneve të asgjësimit të municioneve me plasje dhe disa ngjarje të jashtëzakonshme që kanë ndodhur kohët e fundit e kanë bërë të vështirë realizimin e operacioneve me plasje”. Pra, në pamje të përgjithshme ushtaraku i lartë e përgëzon iniciativën e demontimit industrial duke e quajtur të rrezikshëm demontimin më anë të shpërthimeve në poligone. Por përmes së njëjtës letër, në njëfarë mënyre, i njëjti, i kujton ministrit të tij edhe shpërthimin e Gramshit, të ndodhur vetëm pak muaj më parë, përgjatë të njëjtit mandat të eprorit të vet. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›