Meta, Ramës: Ndahu nga Sali puçisti
Kryetari i LSI-së Ilir Meta i bëri thirrje dje, Edi Ramës të distancohet nga Sali Berisha.
Aristir Lumezi
Meta, në një komunikim me mediat mbrëmë, tha se ka dhe pak kohë që deputetët socialistë të korrigjojnë atë që bënë nën presionin e Sali Berishës. "Unë sot dal këtu përpara jush dhe opinionit publik për t'i kërkuar për herë të fundit kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Rama dhe deputetëve të Partisë Socialiste, që votuan nenet e puçit kushtetues që çimenton si sundimtar të vetëm në këtë vend kryeministrin e Gërdecit, Sali Berishën, që ka ende pak ditë për të reflektuar dhe për t'u distancuar nga puçi dhe kryepuçisti Berisha", tha Meta. Kreu i LSI-së tha se, kishte besim në një reflektim të deputetëve socialistë, pasi ata kishin qenë të detyruar të votonin në atë mënyrë. "Me lot në sy disa prej tyre më kanë thënë se, kanë qenë të detyruar nga kryetari i tyre aktual, zoti Rama, për të votuar nenet e puçit kushtetues, si e vetmja mundësi që Sali Berisha t'u jepte sistemin zgjedhor që kryetari aktual i tyre, zoti Rama donte të miratohej, pasi vetëm në këtë mënyrë Berisha do t'u jepte sistemin proporcional-rajonal të bazuar në një nga ndarjet administrative që kërkonte me aq ngulm lidershipi i Partisë Socialiste", tha Meta. Kreu i LSI i kërkoi socialistëve që të gjejnë kurajo për të korrigjuar sado pak gabimin e bërë. "Le ta quajmë të mbyllur për momentin, pavarësisht nga kontestimet tona parimore, dhe le të ketë kurajën që të reflektojë dhe të marrë guximin politik e qytetar për të firmosur kërkesën për Referendum në mënyrë që populli shqiptar, ai që rrëzoi këto kërkesa të Sali Berishës si President në 1994 dhe ai që votoi Kushtetutën demokratike në 1998, të ketë mundësinë që të shprehet përsëri në mënyrë sovrane për reformën e sistemit tonë demokratik dhe për shtetin e së drejtës", tha Meta. Por kreu i LSI-së paralajmëroi dhe nisjen e protestave të mëdha në mbrojtje të Kushtetutës. "Dua t'ju njoftoj se opozita i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, që ndihen të sfiduar në vullnetin e tyre në mitingun madhështor, që do të zhvillohet në sheshin "Skënderbej" më 10 Maj, në orën 19:00. Do të jetë vetëm fillimi i një manifestimi mbarëpopullor në Tiranë edhe kudo", tha Meta.