E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministritë e ngecjes

Ministria e Drejtësisë është njëra nga njollat e zeza në Raportin e Progresit të paraqitur nga Bashkimi Evropian për vitin 2009. Por jo vetëm në këtë raport. Synonim i kritikave të shpeshta që bëhen në Kosovë, e që lidhen me funksionalitetin e shtetit është sistemi i drejtësisë.

Madje, duke folur pikërisht për këtë çështje, Bujar Bukoshi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë ministri e ka përkufizuar në tri shkronja “Kot”. Ai nuk ka lënë pa e kritikuar edhe ministren Nekibe Kelmendi, ndonëse vijnë nga e njëjta parti.

Por, nuk është vetëm Ministria e Drejtësisë që është kritikuar janë edhe disa ministri t[ tjera që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Një gjë i bashkon këto ditë këto dy parti, kur bëhet fjalë për ndërrime të mundshme në garniturën e kabinetit qeverisës. Në rastin më të mirë, ndërrime ministrash duket se do të jenë të pashmangshme.

Vehbi Miftari, zëdhënës i LDK-së, thotë se ende nuk ka ndonjë vendim të kryesisë së kësaj partie për të ndryshuar ministrat në kabinetin Thaçi. Megjithëkëtë, nuk përjashton mundësinë që kjo mund të bëhet në një të ardhme të afërt.

“Tani mendoj që është në dorën e partnerëve të koalicionit që të ulen dhe ta diskutojnë seriozisht çështjen e funksionimit të Qeverisë. Në parim vlen që Qeveria duhet të jetë funksionale dhe ne jemi të gatshëm që të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo t’i përmbushë kriteret…”, shton ai.

Miftari tregon se ende nuk ka ndonjë kërkesë të Qeverisë së Kosovës, e as ndonjë marrëveshje të koalicionit qeverisës për ndryshime në kabinet. “Ne me vëmendje shikojmë punën e ministrave, sidomos të LDK-s녔, vlerëson ai.

Ndërsa, lidhur me akuzat e Bukoshit në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, Miftari shpjegon se ato më shumë janë të ndërlidhura me funksionimin e kësaj ministrie.

“Ministria e Drejtësisë është njëra nga ministritë më të rëndësishme të vendit dhe në qëndrimi zyrtar i LDK-së është që nuk ka ministri të parëndësishme. Zoti Bukoshi i është referuar sigurisht një segmenti ose Ministrisë në mënyrën e funksionimit të saj”, shton Miftari.

Ndërkaq, Memli Krasniqi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë se mundësia e freskimit të kabinetit është normale dhe reale. “Është një vendim që e merr kryeministri i Kosovës, në momentin kur ai vendos, pas një vlerësimi që i bën gjatë gjithë kohës punës së ministrave të kabinetit”, shton Krasniqi.

Ai po ashtu thotë se mund të ketë edhe konsultime me partnerë të koalicionit, për ndryshimet e mundshme. Megjithëkëtë, ai nuk tregon se për cilat ministri bëhet fjalë.

Krasniqi, duke komentuar Raportin e Progresit, thotë se aty kritikohet sistemi i drejtësisë, por edhe i sigurisë. Megjithëkëtë, sipas tij, në të dy rastet bëhet fjalë për çështje që janë jashtë kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme.

Megjithëkëtë, në Raport kritikohet dhe Ministria, si për kapacitete të dobëta administrative, derisa bën thirrje për forcim të Departamentit ligjor.

“Sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, i cenueshëm nga intervenimi politik dhe
joefikas. Ka një numër të madh të rasteve të pazgjidhura. Problemet strukturore të

shërbimeve të prokurorive të Kosovës duhet të adresohen. KGJK-ja nuk funksionon me efikasitet. Gjyqësori i Kosovës është ende në nevojë të reformave të mëdha dhe Qeveria duhet të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit serb të Kosovës në këtë proces”, thuhet në raport.

Po ashtu në këtë raport kritikohen masat që janë ndërmarrë për sigurinë në Kosovë. “Siguria dhe kontrolli i lëshimit të dokumenteve është shqetësuese, siç është edhe siguria e regjistrave dhe bazave të të dhënave përkatëse. Kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe ende jo shumë të sigurt. Mungesa e funksionimit të plotë të doganave më këtë pjesë pengon luftimin efikas kundër krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Fakte
“Sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, i cenueshëm nga intervenimi politik dhe
joefikas. Ka një numër të madh të rasteve të pazgjidhura. Problemet strukturore të
shërbimeve të prokurorive të Kosovës duhet të adresohen. KGJK-ja nuk funksionon me
efikasitet. Gjyqësori i Kosovës është ende në nevojë të reformave të mëdha dhe Qeveria
duhet të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit serb të Kosovës në këtë proces.

Raporti i Progresit 2009

Fakte
“Siguria dhe kontrolli i lëshimit të dokumenteve është shqetësues, siç është edhe siguria e regjistrave dhe bazave të të dhënave përkatëse. Kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe ende jo shumë të sigurt. Mungesa e funksionimit të plotë të doganave më këtë pjesë pengon luftimin efikas kundër krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›