E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rufki Suma merr Çmimin për Guxim Qytetar

Lëvizja FOL i ka ndarë Çmimin për Guxim Qytetar, kryetarit të sapozgjedhur të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili është kandidati i vetëm i pavarur në Kosovë, që ka garuar në zgjedhje dhe ka fituar një post të rëndësishëm publik.

Ky çmim ndahet për të nderuar dhe njohur kontributin dhe guximin e qytetarëve për pjesëmarrje në procese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kulturës politike dhe demokracisë së vend, thekson FOL, në një komunikatë për shtyp.

“Iniciativat Qytetare duhet të kenë mbështetjen dhe suksesi i tyre është avancim i kulturës politike në vend. Rufki Suma ka dëshmuar sukses në iniciativën e tij dhe ne duhet ta çmojmë këtë guxim”, ka thënë Hajrullah Çeku, kryesues i Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL, duke e dorëzuar çmimin.

Kurse vetë Suma deklaroi se e pranon këtë çmim më shumë kënaqësi dhe njëkohësisht edhe më shumë përgjegjësi. “Uroj që ky çmim, i cili jepet për herë të parë në Kosovë, të nxisë gare dhe rrisë konkurrencën në mes njerëzve që kanë guxim, kurajë dhe vlera morale që të përballen dhe të fitojnë me konkurrencën e paguximshme, të pakurajë dhe të pamoralshme për të udhëhequr institucionet e vendit”.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, paralajmëroi se gjatë vitit 2010, organizata e tij do të jetë edhe më e zëshme në kundërshtimin e keqqeverisjes dhe të korrupsionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›