Taksat e Bashkisë së Tiranës rrezikojnë dështimin e prodhuesve të konfeksioneve
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, e cila grupon Shoqatën e Prodhuesve Eksportues të Konfeksioneve prej Tekstili dhe Shoqatën Kombëtare të Prodhuesve të Këpucëve, vlerësoi ditën e djeshme nëprmjet një deklarate qëndrimin e Qeverisë Shqiptare për të mos lejuar rritjen abuzive të taksave ndaj biznesit të vogël. Por sipas kësaj shoqate ligji i miratuar së fundmi në Kuvend, shkon në drejtimin e duhur, por ai nuk ka efekt prapaveprues dhe ka dëmtuar financiarisht të gjitha subjektet që merren me prodhimin e konfeksioneve.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve ka bërë me dije opinionin publik dhe autoritetet vendore se rritja e taksave lokale me më shumë se 1/3 e tarifës brenda vitit, (apo me rreth 400 % krahasuar me vitin 2007) në kushtet kur subjektet që prodhojnë me material porositësi, po përballen me krizën globale si rezultat i mungesës së kontratave të punës me partnerët europianë, ështe e palogjikshme, e dëmshme dhe e pamenduar. Përfaqësuesit e bizneseve prodhuese konfeksioniste i kanë kërkuar pushteteve vendore, në Tiranë dhe në rrethe, të mos rrisin në mënyrë abuzive tarifat e një sërë taksash lokale. Kësaj kërkesë të logjikshme të biznesit fasonist, sidomos në Tiranë, nuk i është përgjigjur asnjë prej autoriteteve përgjegjëse, duke penalizuar subjektet e biznesit të vogël, që janë duke reduktuar në masë numrin e të punësuarve të tyre dhe në kushtet e paaftësisë së dukshme paguese ndaj shtetit.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve shpreh shqetësimin se pavarësisht ligjit të fundit që kushtëzon rritjen e taksave dhe tarifave vendore, pushtetet lokale rritën me 200% taksën e përkohshme të gjelbër.
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve shpreh shqetësimin se pavarësisht ligjit të fundit që kushtëzon rritjen e taksave dhe tarifave vendore, pushtetet lokale rritën me 200% taksën e përkohshme të gjelbër.