E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros shndërron fondacionin e mikrokreditit në skemë grabitje për qytetarët

>Ja dokumenti që vërteton kreditë mbi 200 milionë lekë
Gazeta Sot prej muajsh po konfiguron pjesë pjesë dosjen penale për veprimtarinë financiare kriminale të Soros në Shqipëri, veprimtari e cila i ka sjellë George Sorosit norma fitimi unike në botë. Tashmë Gazeta Sot ka vërtetuar me prova gjyqësore se Soros e ka kthyer sistemin e kreditimit në sistem fajdeje (sipas legjislacionit italian ato quhen usurai) nëse i referohemi normave të larta dhe unike të interesit deri në prej 24-27 % në vit për 4-5 vjet.
Në të gjitha skemat e njohura të mikrokreditit të institucioneve mikrofinanciare jo-banka që synojnë të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë aplikohen norma interesi të pranueshme dhe mbështetëse për klientët e tyre që janë kryesisht ajo pjesë e popullsisë që kërkon të nisë apo të zhvillojë mikrobiznese që sjellin vetëpunësimin e një apo disa personave të përfshirë, kryesisht familjarë. Për këtë arsye edhe risku në këto skema është i lartë pasi mbështetet ajo pjesë e popullsisë që nuk është klientelë e sigurtë për sistemin e ashpër bankar, ndaj dhe për të reduktuar këtë risk aplikohen kritere që limitojnë vlerën financiare të mikrokredive dhe kohën në të cilën duhen kthyer interesat në mënyrë që interesat të mos rëndojnë dhe vështirësojnë si kthimin e kredisë ashtu edhe interesat mbi të.
Duke pasur parasysh se skemat e mikrokredive që janë aplikuar në Shqipëri nga sistemi jobankar shqiptar është mbështetur nga shteti shqiptar, institucionet ndërkombëtare me qëllim zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë (duke synuar pikërisht ato grupe të popullsisë që nuk gëzojnë besueshmëri nga sistemi strikt bankar), normat e interesit dhe vlera financiare e kredive ka qenë gjithmonë e përcaktuar dhe e monitoruar me vëmendje nga institucionet ndërkombëtare dhe shteti shqiptar. Përjashtim ka bërë vetëm Besa e Soros megjithëse është pozicionuar si institucioni më i fuqishëm jobankar i kreditimit të biznesit urban. Besa si një spin-off tipik i Soros ka shkelur rregullisht legjislacionin shqiptar të dhënies së kredive dhe në mënyrë të veçantë kontratat me institucionet ndërkombëtare dhe shtetin shqiptar duke u fshehur pas terminologjisë së luftës kundër varfërisë dhe zhvillimit ekonomik.
Besa e Soros jo vetëm që ka dhënë kredi në mënyrë të paligjshme por ka shkelur në mënyrë të hapur marrëveshjet me shtetin shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë kushtet kontraktuale me donatorët ndërkombëtarë. Një ndër kushtet më tipike që ka çdo institucion mikro-kredie që nuk është bankë është vlera financiare e kredisë. Sipas dokumentit të Bankës Botërore MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT TË NDËRMARRJEVE, i publikuar në 29 qershor 2007 nga Departamenti i Financës dhe Zhvillimit të Sektorit Privat, Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore, rezulton se vlera financiare maksimale që Besa ka patur të drejtë të japë kredi është 20 mijë dollarë. Në faqen 24 të këtij raporti për Fondacioni Besa thuhet: Huatë, zakonisht, kanë një normë interesi prej 2 % në muaj d.m.th. 27 % në vit plus tarifën aplikimi prej 13 %. Huatë mund të jenë deri 20.000 dollarë amerikanë, por, aktualisht, mesatarja është 4.600 dollarë amerikanë (nga 3.700 dollarë amerikanë në vitin 2004). Huatë kanë një afat maksimal maturimi prej 36 muajsh dhe kanë për qëllim të financojnë investimet. Huatë, zakonisht, janë të kolateralizuara në 150 %, të paktën 80 % prej të cilave duhet të jenë pasuri të paluajtshme.
Por ky kusht është shkelur në mënyrë të rregullt në vite si në vlerën financiare ashtu edhe në kohëzgjatjen e normës së interesit. Një nga shkeljet më standarde dhe më tipike që po shokon të gjithë sektorin bankar shqiptar dhe ekspertët e ekonomisë në Shqipëri është pikërisht tejkalimi edhe me 10 -15 fish të vlerës së lejuar.
Një nga provat gjyqësore që do të publikohet sot është edhe rasti i para disa javëve kur Drejtori i 3 Besave Bajram Muça, shefi i Marrëdhënieve Publike të të cilit është Altin Muça, të përfaqësuar nga Fisnik Muça i kanë paraqitur në mënyrë mashtruese si Titull Ekzekutiv, Gjykatës së Faktit Shkodër, kontratën e kredisë me nr. nr-9677 kol dhe 1464-rep te dates 27.11.2006, ne shumen 21.300.000 leke. Legjislacioni shqiptar njeh si titull ekzekutiv edhe kontratat e kredive të institucioneve financiare jobankare që nga 14.07.2008 nëpërmjet Ligjit Nr. 9953 që ndërhyn në Nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile, pika d si vijon: aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare;. Por dihet se Fondit Besa nuk i njihet që prej Korrikut 2008 e drejta për të dhënë Tituj Ekzekutiv pasi ajo është pa liçensë që prej Qershorit 2007 çka e bën të pamundur lëshimin e Urdhërave Ekzekutiv nga Gjykatat Shqiptare. Ky pretendim i tre Muçove të Sorosit të 3 Besave që qarkullojnë paratë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nga njëra tek tjetra për të pastruar në mënyrë të paligjshme origjinën e tyre publike, është favorizuar nga sistemi ynë gjyqësor si pasojë e mashtrimeve të Guvernatorit Fullani për të fshehur statusin e paligjshëm të Fondit Besa. Tashmë Zyrat e Përmbarimit janë të detyruar të ekzekutojnë urdhëra të paligjshëm duke konfiskuar në mënyrë të paligjshme pronat e shqiptarëve për llogari të Soros.
Sekuestrimet e paligjshme të pronave dhe hedhja e shqiptarëve në rrugë, është standarti i ri që fajdexhiu Soros po aplikon në Shqipëri duke e identifikuar tashmë plotësisht veten si Fajdexhiu shekspirian i Venedikut, Gobseku i Balzakut apo Miku i Familjes i Sorentinos personazhet më të urryer të letërsisë botërore dhe moralit publik.

Ja se si Besa ka dhënë kredi mbi 200 milionë lekë duke shkelur ligjet, kontratat e financimeve dhe vetë konkurencën e ndershme në tregun shqiptar të kredive.

 

     

REPUBLIKA E SHQIPËRISˠ   
GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR SHKODËR
              L. Qemal Stafa.   Rr. Don Bosko.  Tel:+355-22-243591 Faks: 248770             

NR. AKTI 369    NR. VENDIMI 369

V E N D i M  
NE EMER TE REPUBLIKES
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, e perbere nga:
BESNIK HOXHA  -  GJYQTAR

me sekretare seance Suela Çela, sot me date 11.12.2008 mori ne shqyrtim ne seance gjyqsore me dyer te hapura kerkesen e paraqitur nga :

KERKUESE :  Fondi Besa , me adrese ne Rrugen:Brigada VIII, pallati-5, zona e ish bllokut Tirane , perfaqesuar nga Drejtori Ekzekutiv Bajram Muça , perfaqesuar me autorizim nga Fisnik Muça .

    OBJEKTI : Leshimin e urdherit te ekzekutimit te titullit ekzekutiv kontrate per dhenie kredie me nr-9677 kol dhe 1464-rep te dates 27.11.2006.

    BAZA LIGJORE : Neni 510/d i K.Pr.Civile.  .
    Gjykata, pasi degjoi perfaqesuesin e pales kerkuese qe kerkoi pranimin e kerkeses sipas objektit te saj;  analazoi provat ne teresi ;

VEREN
Pala kerkuese Fondi Besa me anen e nje kerkese drejtuar gjykates ka kerkuar leshimin e urdherit te ekzekutimit te titullit ekzekutiv kontrate per dhenie kredie me nr-9677 kol dhe 1464-rep te dates 27.11.2006, lidhur ne midis Fondi Besa  dhe huamarresit B. N. Rr.
Nga hetimi gjyqesor i çeshtjes rezulton se ndermjet Fondi Besa  (me cilesine e kreditorit) dhe B. N. Rr (me cilesine e debitorit) eshte lidhur nje kontrate huaje me garanci hipotekore me nr.rep-1464 dhe kol-9677 ne shumen 21.300.000 leke, me nje interes prej 1.5% ne muaj, huaja duhej paguar ne nje afat prej 60 muajsh, ku per te siguruar ekutimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kjo kontrate huamarresi B. N. Rr ka vene ne hipoteke nje pasuri te paluajtshme .
Ne baze te kalendarit perkates te shlyerjeve detyrimi i papaguar i huamarresit B. N. Rr ndaj pales kerkuese eshte ne shumen 31.808,059 leke nga te cilat 21.300.000 leke detyrim kryesore dhe 9.148.409 leke interes .
Prandaj dhe pala kerkuese i eshte   drejtuar Gjykates me kerkesen e leshimit te urdherit te ekzekutimit te titullit ekzektiv kontrate dhenie kredie  per te bere te mundur ekzekutimin e ketij titulli ekzekutiv  me

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›